Militantët e shtetit islamik raportohet se kanë hyrë në Turqi, dhe po komplotojnë për të sulmuar misionet diplomatike në Ankara dhe Stamboll, shkruajnë media turke, të cilat kanë cituar Agjensinë e Inteligjencës Kombëtare (MIT).
Rreth 3000 militantë nga grupi ultra-radikal në Siri dhe Irak, po kërkojnë të hyjnë në Turqi përmes kufirit të saj jugor, pas dështimit për të marrë qytetin sirian të kurdëve, Kobanin , shkruan gazeta Hurriyet.
Disa militantë, përfshirë komandantët e lartë që kanë planifikuar sulmet, mendohet se kanë hyrë tashmë në Turqi dhe janë në shtëpi të sigurta, thuhet në shënimin e Agejnsisë kombëtare të sigurisë turke, po pa thënë se sa militantë kanë hyrë në Turqi.
Militantë ekspert, në sulmet kamikaze janë duke u përgatitur dhe po planifikojnë sulme ndaj misioneve diplomatike në Stamboll dhe Ankara, të vendeve që i janë bashkuar koalicionit kundër ISIS.
Disa militantë me kombësi siriane dhe palestineze gjithashtu po planifikojnë që të kalojnë në Bullgari për të kryer sulme në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, shkruhet me tej në mediat turke.
Ndërsa policia turke nuk ka pranuar të komentojë mbi çështjen dhe MIT nuk ishte në dispozicion për komente të tjera rreth këtij alarmi.
Turqia është kritikuar vazhdimisht nga aleatët perëndimorë në dështimin për të ndaluar kalimin e xhihadistëve përmes kufirit të saj, për t’u bashkuar me terroristët e ISIS në Siri. Disa kritikë thone madje se Ankaraja i ka ndihmuar militantët që t’i bashkohen ISIS, një akuzë që Ankaraja e mohon./j.h/TemA/
1 minute read