HistoriMagazine

Europianët, bijtë e kalorësve të stepave

Në ADN-në tonë ka gjurmë të një popullsie të lashtë nomadësh-luftëtarë, Jamnajat, që erdhën me kuaj nga stepat e Lindjes, dhe që patën si pre të lehtë gratë e Europës

Në gjenomin e evropianëve modernë ka gjurmë të rëndësishme të migrimit masiv të një popullsie, e cila erdhi kontinentin tonë nga stepat lindore duke filluar nga 5.000 vjet më parë. Ishin Jamnajat: burra të armatosur mbi kuaj, luftëtarë ekspertë në artin e metalurgjisë, që erdhën në valë të njëpasnjëshme, pa familje me vete, dhe u çiftuan me gratë evropiane, duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme tek pasardhësit e tyre gjenetikë.

Flukse të njëpasnjëshme

ADN-ja jonë ruan gjurmë të tre valëve të mëdha të migrimit. E para është ajo e gjahtarëve, të cilët populluan kontinentin rreth 37,000 vjet më parë, më pas ishte radha e fermerëve që erdhën nga Anadolli 9,000 vjet më parë. Në të dyja rastet, këta njerëz nuk u përzien me ata të mëparshëm, për shkak se ata emigruan bashkë me familjet e tyre.

Marshimi i burrave

Së fundi, nga 5000 deri në 4800 vjet më parë, ishte radha e Jamnajave (ose kultura e Jamnas), nga Rusia dhe Ukraina aktuale. Ata sollën njohuri të vlefshme: përpunimin e metalit, aftësinë për të zbutur kuajt dhe gjuhën proto-indo-evropiane (burimi i të gjitha gjuhëve të tanishme evropiane). U përzien menjëherë me evropianët e vjetër. Sipas një studimi nga Universiteti i Uppsalas (Suedi), publikuar në “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave, ai ishte migrim i njerëzve në luftë, që erdhën me gjithë qerret dhe kuajt e tyre, pa komponentin femëror.

Ballafaqim

Hulumtuesit kanë nxjerrë nga studimet e mëparshme të dhëna gjenetike të 20 popullsive të lashta evropiane, që jetuan pas emigrimit të fshatarëve Anadollit (ndërmjet 6,000 dhe 4,500 vjet më parë) dhe 16 popullsive të njëpasnjëshme që nga ardhja e Jamnajave (midis 3.000 dhe 1.000 vjet më parë). Ata krahasuan dallimet në marrëdhëniet midis ADN-së së trashëguar nga kromozomet X dhe atë të lidhur me kromozomet jo të përfshirë në përcaktimin e seksit, autozomet. Kjo teknikë ka shërbyer për të zbuluar përqindjen e grave dhe burrave në valët e lashta të emigracionit.

Të kapardisur dhe të vetëm

U pa kështu që, ndërkohë që fshatarët e Anadollit erdhën me gra dhe burra në raporte të barabartë, Jamnajat erdhën me një popullsi me një raport burra-gra prej 10 me 1: më i pabalancuar, se sa edhe ai i konkuistadorëve në Botën e Re. Mes arsyeve ndoshta ka qenë natyra luftëtare e tyre: zbutja e kuajve ishte një fakt i vonë, ashtu si futja e rrotës – më shumë gjëra për luftëtarë se sa zgjidhje për familje. /Focus-www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button