Ekonomi

Eurozona, rritja e qëndrueshme, por ndalet prodhimi industrial

Rritje e qëndrueshme ekonomike në zonën e euros, ku, megjithatë, prodhimi industrial ka rënie. Nëse në Eurozonë GDP shënoi + 0.4% gjatë tre muajve të fundit, në dhjetor të vitit q kaloi rritja e prodhimit pësoi një rënie me 1.6%, në krahasim me muajin nëntor.

Në mesin e vendeve që do të votojnë këtë vit, Holanda u rrit me + 2.5%, Franca me + 1.1% dhe Gjermania 1.8%. Berlini shënon një rritje + 0.4% tremujorin e fundit. Ajo që shtyn rritjen, sipas zyrës së statistikave gjermane, ëstë sërish kërkesa e brendshme.

Ekonomia e eurozonës u rrit pak në tremujorin e katërt, sepse mungoi tërheqja e tre ekonomive më të mëdha. Një fakt që konfirmohet edhe tek besimi i investitorëve gjermane, që ra më shumë se sa pritej në shkurt.

Në tremujorin e katërt – sipas analistëve – ka qenë kërkesa e brendshme që ka shtyrë rimëkëmbjen e eurozonës.

Rënia e prodhimit industrial në dhjetor nuk është e përgjithësuar. Ka patur, për shembull një rritje prej 1.4% në Itali. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button