Ekonomi

Evropa e pagoi shtrenjtë personalitetin e dyfishtë të Dominik Shtraus-Kanit 

Evropa e pagoi shtrenjtë rënien e tij, pasi me të në presidencën franceze, kriza financiare do të ishte menaxhuar shumë më mirë. Çfarë ndodhi? Përgjigjen kërkojeni tek personaliteti i tij i dyfishtë
Është një nga librat më intestigues që janë shkruar mbi krizën e madhe financiare perëndimore gjatë viteve të fundit: Laid Low (Shtrirë në tapet). Autori është Pol Blushtajn, një gazetar me përvojë të gjatë në “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, tanimë i angazhuar në Qendrën për Inovacionin e Qeverisjes Ndërkombëtare në Toronto.
Blushtajn zgjedh një kullë vëzhgimi të privilegjuar, për të ndjekur konvulsionet e krizës së borxhit në zonën e euros:Fondin Monetar Ndërkombëtar, prej nga ku tregon historinë e atyre viteve të trazuara. Me një vëmendje të pabesueshme ndaj detajeve, me burime gjithmonë të dorës së parë, dhe një aftësi të shquar në pasjen e një tablloje të plotë të krizës, ai rindërton rolin e FMN-së nga një ekstrem në tjetrin:fillon në vitin 2010 kur shumë nga udhëheqësit evropianë nuk deshin përfshirjen e FMN-së, të bindur se ndërhyrja e organizmit me seli në Uashington, do të qe ndoshta një poshtërim që u rezervohet vendeve të botës së tretë, dhe vazhdon në vitin 2015 e deri sot e kësaj dite, kur janë të detyruar të hyjnë në negociatave të ndërlikuara dhe kompromise të hidhura, vetëm që të kenë praninë e e FMN-së në programin e tretë të
shpëtimit për Greqinë.
Për cilindo të interesuar mbi këto çështje, shumë të pranishme në Itali, është një libër që duhet lexuar, sidomos për zbulimin e një gabimi themelor:pjesa tjetër e botës, përmes FMN-së, ka hequr dorë së pretenduari se e gjithë eurozona do të korrigjonte kontradiktat e saj, në këmbim të ndihmës ndaj këtij apo atij vendi në vështirësi.
Roli i personalitetit
Megjithatë dua të theksoj një çështje shumë më të vogël që del në punën e Blushtajnit:rolin e personalitetit. Libri hapet me historinë tepër të detajuar të orëve, gjatë së cilave Dominik Shtraus-Kan u arrestua në Nju Jork rreth 5 vjet më parë. Akuza ishte ndër më të rëndat:abuzim seksual, me një kamariere të hotelit Sofitel në Nju Jork; sikurse rrëfen në detaje Blushtein, Shtraus-Kan u detyrua të japë dorëheqjen disa ditë më vonë, përmes një letre të shkruar nga një burg në një ishull në lumin Hadson.
Më pas francezi u akuzua gjithashtu për farorizim prostitucioni në Francë, dhe në fund u lirua në të dyja akuzat. Nuk është reflektuar mjaftueshëm për fatin e atij njeriu, që udhëhoqi me efektivitet të madh dhe autoritet Fondin Monetar Ndërkombëtar, ishte një ministër po aq i shkëlqyer i Financave në Paris, dhe në kohën e arrestimit qe favoriti kryesor për presidencën franceze të vitit 2012.
Evropa e pagoi shtrenjtë rënien e tij, pasi me Shtraus-Kanin në Elize, kriza financiare do të ishte menaxhuar shumë më mirë. Pesha e Gjermanisë, pjesërisht do të ishte ribalancuar. Por më intereson edhe më shumë një pyetje tjetër:pse e bëri? Një politikan gjithnjë ambicioz, në prag të pikës më të lartë të karrierës së tij, e la veten të zhytet në një sjellje vetëshkatërruese. Takon një kameriere të panjohur, duke dalë nga dushi i dhomës së hotelit të tij, pak pas mesditës së 14 majit 2011, zhvillon një takim seksual, dhe në orën 12:30 drekon me vajzën e tij dhe të dashurin e saj të ri.
Darka e fundit
Ai qe vakti i fundit i qetë i karrierës së tij. Megjithatë ndoshta Shtraus-Kan nuk ishte (dhe nuk është) një person i vetëm. Ishte një racional, i ftohtë në kufijtë e cinizmit, i aftë të fshihej përmes autokontrollit të tijtë hekurt, i vendosur të ishte më i miri në mesin e udhëheqësve financiare të planetit, dhe të bëhej President i Republikës Franceze. Pastaj qe dhe një person i dytë, i cili nuk ishte dhe nuk donte asgjë prej atyre që dëshironte i pari.
Ky kishte si synim të vinte në jetë një strategji, e cila do ta çliruar nga fati që i pari kishte përcaktuar për të dy. Nuk kishte rëndësi kostoja. Ishte një burrë i admiruar nga të gjithë, lakmitar i pushtetit, admirimit dhe zotërimit, siç mund të jenë vetëm politikanët; pra ishte një personi i dyfishtë. Megjithatë ky i fundit, një sabotaror apo liberator, në fund fitoi ai. E saboti Shtraus-Kanin e perë, duke e çliruar nga fati i tij me një mizori të paparë. E gjitha kjo ngjarje na lë vetëm me një pyetje:sa prej nesh mbajnë një udhëtar klandestin, të fshehur në trupin e tyre?

Leave a Reply

Back to top button