Analiza

Evropa është duke u “shqyer”, por tortura do të jetë e ngadaltë

Screen Shot 2015-03-09 at 11.56.57

Nga Timothy Garton Ash

“Nëse dështon Euro, dështon vetë Evropa”. Kështu foli Angela Merkel. Fatkeqësisht, Euro po dështon, por ky proçes është i ngadaltë. Nëse ndodh dalja e Greqisë, eurozona me gjasë do të shembet në të ardhmen e afërt, edhe pse ka ende një shans, për të shmangur katastrofën. Ka më shumë të ngjarë të përpëlitet si një traktor kazakistanas i projektuar keq, duke prodhuar rritje të ngadaltë ekonomike, më pak vende pune dhe më shumë vuajtje njerëzore, sesa të njëjtat vende do të mund të kishin përjetuar, pa bashkimin monetar.

Megjithatë, mjerimi do të shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, ndërmjet vendeve debitore dhe atyre kreditore, duke u luftuar në jug, dhe u zhvilluar ende në veri. Këto përvoja të ndryshme kombëtare do të reflektohen edhe tek zgjedhjet, duke krijuar më shumë tensione, të llojit që kemi parë tashmë mes Gjermanisë dhe Greqisë. Përfundimisht, diçka do të japë, por ky proces mund të marrë një kohë të gjatë. “Tek një komb, ekziston një marrëveshje e madhe e shkatërrimit” – ka thënë Adam Smith. Duke pasur parasysh arritjet e jashtëzakonshme të 70 viteve që prejt viti 1945, kujtimet dhe shpresat ende investohen në projektin evropian, ndërsa ka mbetur shumë shkatërrim në kontinent.

Kohët e fundit, kam marrë pjesë në një aktivitet në Frankfurt, ku ishin përfaqësuesit kryesorë të investitorëve evropiane. Aty u improvizua një sondazh, duke ofruar një numër skenarësh, mbi mënyrën sesi eurozona do të dukej pas 5 vitesh, dhe duke kërkuar të gjendej se cili mund të ishte varianti më i mundshëm. Gati gjysma e të pranishmëve, zgjodhën, sikurse zgjodha në fakt edhe unë opsionin: “Si Japonia në vitet ’90”. Rreth 20 përqind e të pranishmëve votuar për skenarin: “Cfarë eurozone?”; 18 përqind zgjodhën: “Si Mbretëria e Bashkuar, pas epokës së Theçërit”, nga e cila ata mesa duket se parashikojnë një ekonomi modeste, me rritjen e prodhimit që mundësohet nga politikat e kursimit dhe reformat strukturore, por edhe dislokimin dhe pabarazinë.

Thelbi është, se edhe në “rastin” më të mirë, pabarazia nuk do të ishte brenda një vendi, si për shembull Britania, por e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë midis vendeve të ndryshme. Gjermanët dhe disa vende të tjera evropiane në veri, do të marrin pjesën e zhvillimit, të tjerët dhimbjet. Ta thuash këtë është si miratosh një analizë ekonomike, të cilët politikanët e zakonshëm gjermanë dhe ekonomistët, do ta kontestonin ashpër.

Ata ngulin këmbë se kursimi dhe reformat strukturore, janë mënyra e vetme për shpëtimin nga falimentimi. Sikurse Merkeli, e theksoi në vitin 2013: “Çfarë kemi bërë ne, mund ta bëjnë të gjithë të tjerët”. Por në këtë pikë, ekzistojnë të paktën 3 probleme. Së pari, siç e di çdo mjek i mençur, edhe teoria më e mirë mjekësore, mund të rezultojë katastrofike, në rast se administrohet përmes dhënies së dozave të mëdha, një pacienti të dobësuar.

Së dyti, grekët, italianët dhe francezët, nuk janë gjermanë. Ekonomitë e tyre me siguri kanë nevojë për reforma strukturore, të cilat janë, si për shembull, nxitja e eksporteve nga Spanja. Por shoqëritë dhe kompanitë e tyre thjesht nuk i përgjigjen në të njëjtën mënyrë. Së treti, edhe nëse e gjithë eurozona bëhet një vend gjigand eksportesh sipas stilit gjerman, cili mbetet të jetë konsumatori?

Një pjesë e kërkesës duhet të vijë nga brenda eurozonës, e veçanërisht nga vendet më të pasura si Gjermania. Nëse për të gjithë të tjerët është më mirë të sillen si Gjermania, atëherë vetë kjo e fundit duhet të sillet pak e më pak si vetvetja. Por Berlini, nuk është i përgatitur për ta bërë këtë. Në një periudhë afatgjatë dhe jo për së afërmi, Gjermania do të vuajë nga pasojat.

Shëtisni nëpër qytetet gjermane, dhe pyesni për ndjesinë që kanë për krizën: krizë? çfarë krize? Ndërsa Gjermania duhet të ndihmojë financiarisht vende të tilla si Greqia, shumë nga këto para kanë shkuar sërish për huadhënësit e pakujdesshëm, duke përfshirë edhe bankat gjermane. Ndërkohë që bizneset gjermane të eksportit kanë përfituar shumë nga eurozona.

Në Frankfurt, mjerimi i Athinës, dukej shumë i largët. Duke reflektuar mbi politikat shtrënguese në Evropën jugore, një bankier gjerman tha: “Problemi me Greqinë është se ata nuk u përpoqën kurrë”. Dhe kjo për një vend, ku njerëzit e klasës së mesme ulen të hanë supë në mensat kolektive, ku një në çdo dy të rinj është i papunë dhe sipas “Financial Times”, që nga viti 2008 “shpenzimet e grekëve për mallra dhe shërbime, në fakt kanë rënë me të paktën 40 përqind”.

Në BE, problemi strukturor, ka të bëjë me faktin se zona monetare është evropiane, por politikat demokratike janë ende kombëtare. Nuk është se s’mund të bëhet asgjë, nëse politika e lejon atë. Gjithkush e pranon privatisht, se Greqia s’mund të paguajë malin e saj të borxheve, kështu që Berlini mund të vazhdojë të vërë baste të njëpasnjëshme për faljen e borxhit apo për reformat e vazhdueshme nga qeveria e re greke. Ose të lejojë që pagat gjermane dhe çmimet të rriten, duke ndihmuar kështu për një ribalancim së brendshmi të eurozonës. Ose të bjerë dakord, mbi llojin e transfertave fiskale nga vendet më të pasura drejt atyre të varfëra, që shohim brenda një bashkimi të duhur federal si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku askush nuk pret që Alabama të paraqitet po aq mirë sa “Silicon Valley” në një kohë të afërt.

Por me krijimin e një bashkimi monetar, pa një bashkim fiskal apo politik, evropianët kanë vënë qerren para kalit – dhe tani kali nuk është i gatshëm të dalë para qerres. Prandaj demokracia kombëtare qëndron në një lloj tensioni në rritje, në raport me integrimin evropian.

Disa udhëheqës të institucioneve evropiane në Bruksel e shohin mjaft mirë këtë. Komisioneri evropian i Francës, Pier Moskovici, flet për “komisionin e shansit të fundit”. Por ata nuk mund të bëjnë shumë në këtë kuadër, sepse pushteti qëndron kryesisht tek qeveritë kombëtare, të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Më lejoni të jem i qartë: mes demokracisë dhe një varianti paternalist, nga lart-poshtë, euro-leninist të integrimit evropian, unë do të zgjedh çdo herë demokracinë. Zv.presidenti  finlandez i Komisionit Evropian, Jirki Katainen, iu përgjigj fitores së Syriza-s në zgjedhjet e fundit në Greqi duke thënë: “Ne nuk do të ndryshojmë politikat, në varësi të zgjedhjeve”.

Oh! Për besë, ju bëni shumë mirë. Kjo quhet demokraci, dhe është shpikja më e madhe politike e Evropës. Problemi është se problemet strukturore të eurozonës, kërkojnë një solidaritet demokratik transnacional evropian të qytetarëve të tjerë, çka nuk ekziston midis kombësive të ndryshme në eurozonë, dhe për me tepër nuk ka të ngjarë të ndodhë së afërmi. Dhe kështu ne do të luftojmë, të ndarë mes politikës kombëtare dhe politikave evropiane, ndërsa bashkimi monetar që kishte për qëllim të bashkonte Europën, e ka ndarë atë veç e veç. Por tortura do të jetë e avashtë.

Në vendet të cilat po vuajnë më shumë nga kjo “makineri ferri”, siç e cilësoi një zyrtar i lartë gjerman eurozonën, ka ende një vendosmëri pasionante për të qëndruar “në Evropë”. Përtej radikalizmit të saj, Syriza ka treguar deri më tani një gatishmëri të madhe për kompromis, në mënyrë që Greqia të vijojë të qëndrojë në Europë.

Unë dyshoj se e njëjta gjë, do të mund të ndodhte me Podemosin në Spanjë. Brenda tyre, këto vende kanë ende një rrjetë mbrojtjeje të siguruar, pavarësisht një shteti social shumë më të reduktuar. Për të rinjtë e papunë, një tampon i mëtejshëm amortizues është fakti se fëmijët e lindur nga prindërit emigrantët kanë ende një shtëpi për të për të jetuar, dhe disa kursime të jetës për t’i ndihmuar – si Banka e Mamit dhe Babit.

Lëvizshmëria e punës, e garantuar nga BE-ja, është gjithashtu një valvul e rëndësishme sigurie, që u mundëson dy të rinjve spanjollë me diploma universitare, të vijnë të punojnë si kamarierë në Londër apo Berlin. Megjithatë, ky migrim kthehet në një lëndë djegëse për retorikën anti-BE nga parti të tilla si UKIP në Britani dhe “Alternativa për Gjermaninë”, të cilat ushqejnë euroskepticizmin e tyre, me frikën popullore ndaj emigracionit.

Dhe gradualisht këto rezerva materiale dhe kulturore, do të zhduken. Dhe atëherë? Zemra ime nuk e pëlqen, atë që koka ime ma thotë fort. Por varet ende nga ne, dhe ka ende kohë për të ndryshuar këtë prirje. A munden evropianët e 89-ës të gjenerojnë imagjinatën politike, dhe a do të mundet politika jonë e tanishme, të dështojë ta prodhojë atë? /The Guardian/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button