Analiza

EVROPA PËRBALLË KTHIMIT TË LUFTËS SË FTOHTË!

Le Monde

ukra fighting

Qysh prej një viti janë shtuar shenjat, por është dashur që Mihail Gorbaçovi të bënte një apel në gazetën “Le Monde” të mërkurën më 12 nëntor, që bota perëndimore në mënyrë të ndërgjegjësohet: njëzetë e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, një dimër i akullt kërcënon përsëri Evropën.

Për udhëheqësin e fundit sovjetik, ne jemi “në prag të luftës së ftohtë”. Dhe përgjegjësia e këtij kthimi mprapa është e perëndimorëve, të cilët “dëshirojnë të fillojnë një garë të re armatimi”. Tregues është se Gorbaçovi, njeriu i cili lejoi fundin e luftës së ftohtë, jep sot një interpretim të fakteve diametralisht të kundërt me atë të Perëndimorëve.

Ashtu si Vladimir Putini, ai refuzon idenë sipas së cilës Perëndimi e ka fituar luftën e ftohtë dhe akuzon NATO-n që dëshiron me çdo kusht të shtrihet drejt lindjes. Edhe më simptomatik është konstatimi objektiv i një përkeqësimi të rrezikshëm të tensioneve në terren në Evropën ish-sovjetike.

OSBE, organizata e cila është e ngarkuar për mbikëqyrjen e armëpushimit në Ukrainë, firmosur në Minsk më 5 shator,paralajmëroi Shtetet Anëtare për një “rrezik real të një përshkallëzimi të ri”.

Pak dyshues për njëanshmëri, pasi Rusia është anëtare e organizatës, inspektorët e OSBE-së të martën më datë 11 nëntor regjistruan kalimin e një autokolone me dyzetë e tre kamionë ushtarakë pa targa, nga të cilët dhjetë tërhiqnin artileri të rëndë, në drejtim të Donetskut, bastion i rebelimit pro-rus.

Në fakt, armëpushimi nuk është respektuar asnjëherë, as nga njëra anë, as nga tjetra. Ai nuk është respektuar sepse Rusia refuzon të mbyllë kufirin ruso-ukrainas, nëpërmjet të cilit tranzitohet një fluks konstant armësh dhe njerëzish për të mbështetur lëvizjen separatiste të Donbasit dhe se Ukraina është e paaftë ta respektojë atë. Një raport i Institutit Evropian të rrjetit të Lidershipit nënvizon këtë javë “intensitetin dhe rëndësinë e incidenteve”, duke kundërvënë forcat ruse dhe perëndimore, sidomos në hapësirën ajrore, qysh me aneksimin e Krimesë nga Rusia në muajin mars.

“Përzierja e agresivitetit të pozicionit rus dhe vullneti i forcave perëndimore që japin provën e një qëndrueshmërie rrisin rrezikun”, e një përshkallëzimi të pa kontrolluar. Ky rrezik nuk është fantazëm: familjet e 298 personave të vrarë në shpërthimin e avionit të linjës malajazese, i rrëzuar në muajin korrik nga një raketë sipër zonës së luftimeve në Ukrainë, për të cilën ata nuk dinë shumë.

Në këtë atmosferë do të mblidhen, të hënën më datë 17 nëntor, ministrat e punëve të jashtme të BE-së.

Tema e diskutimit do të jetë Rusia dhe Ukraina, si dhe mundësia e sanksioneve të reja kundra Moskës. Tashmë muzika ka filluar të dëgjohet. Ka të paktën një temë për të cilën BE-ja do të mund të jepte provën e një uniteti: të ndihmojë Francën që të gjejë mënyrën për të mos i lëvruar dy anijet luftarake “Mistral” që ajo ka ndërtuar për Rusinë, përderisa është e qartë se këto anije nuk mund të lëvrohen në atmosferën aktuale. Një zgjidhje evropiane – embargo për kontratat e armatimeve ekzistuese, kompensimi i anijeve, ndarja e kostove të anullimit – do t’i lejonte Parisit të dilte nga kjo aferë, e cila e trashëguar nga presidenca e Sarkozisë, helmon diplomacinë franceze.

Dhe që Evropa të tregojë se është e aftë për solidaritet, kreativitet dhe vendosmëri përballë kërcënimit të një lufte të re të ftohtë.

SHQIPERUAR NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button