Horizonti.al

“Fake news” për një sulm në Shtëpinë e Bardhë, që tronditi bursat brenda pak sekondash

… dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Një burrë hungarez i quajtur Bela Kiss vrau 24 gra, dhe u përpoq të hidhte trupat e tyre në fuçi me alkool, përpara se të rekrutohej për të luftuar në Luftën e Parë Botërore. Kur u zbuluan krimet e tij, ai u shmang arrestimit, dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Ish-boksieri i famshëm amerikan Majk Tajson, ishte arrestuar 38 herë, pa mbushur ende 13-vjeç.

Rreth 70 për qind e 99.000 armëve të konfiskuara në Meksikë, në lidhje me veprimtarinë kriminale nga vitet 2007- 2011, vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Në një vit, një amerikan konsumon të njëjtën sasi burimesh sa 32 kenianë të marrë së bashku.

“Ushqyesit e Morrave”, ishte një punë në Poloninë e pushtuar nga nazistët, ku individët infektoheshin qëllimisht me morra, për të shërbyer si ‘ferma gjaku’ dhe ushqim për morrat që bartnin. Ata përdoreshin si kavie për të zhvilluar vaksinat kundër sëmundjes së Tifos.

Bilanci bankar i Zimbabves, ishte vetëm 217 dollarë në fillim të vitit 2013.

Gjykatësi SS, Konrad Morgen, hetoi korrupsionin dhe vrasjet në kampet naziste të përqendrimit. Ai hetoi më shumë se 800 persona për aktivitete kriminal në kampe, gjatë një periudhe 2-vjeçare. Ai ndoqi kaq shumë njerëz, sa që Hajrih Himleri e urdhëroi personalisht t’i jepte fund këtyre gjyqeve.

Në vitin 1986, një i burgosur në SHBA u arratis gjatë një transferimi të të burgosurve. Një javë më vonë, ai u rikthye i hipur në një helikopter të vjedhur, dhe liroi edhe shokun e tij.

Në vitin 2009, arkeologët zbuluan instrumentet më të vjetra muzikore të gjetura ndonjëherë. Bëhej fjalë për disa flaute primitivë, që banorët e Gjermanisë jugperëndimore, kishin gdhendur pas një pune të lodhshme nga kocka dhe fildishi të paktën 35.000 vjet më parë.

Në funeralin e presidentit amerikan Endrju Xhekson në vitin 1845, papagalli i tij u largua nga shtëpia, për shkak të fyerjeve të vazhdueshme që artikulonte ndaj njerëzve të pranishëm.

Në prillin e vitit 2013, dikush hakeroi llogarinë zyrtare në Twitter të agjencisë së njohur amerikane të lajmeve “Associated Press”, dhe shkroi se 2 bomba kishte shpërthyer në Shtëpinë e Bardhë. Tregu i aksioneve ra brenda disa sekondave, vetëm për ta marrë veten në të njëjtën ditë, pasi u zbulua se postimi ishte një “fake news”.

Kompania e mirënjohur e prodhimit të makinave Volksvagen, u padit nga prodhuesi i makinave çekosllovake Tatra para Luftës së Dytë Botërore, për shkak se version i saj Beetle, ishte shumë i ngjashme me Tatra T97. Pasi Gjermania pushtoi Çekosllovakinë në vitin 1938, padia u anulua nga nazistët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rekrutuan 1600 shkencëtarë nazistë, dhe krijuan histori të rreme të punësimit të tyre, ndërsa fshinë të dhënat e tyre mbi anëtarësinë në Partinë Naziste, dhe angazhimin e tyre në Luftën e Dytë Botërore.

Arinjtë Panda ishin në fillim mishngrënës, por humbën në mënyrë të pashpjegueshme gjatë evolucionit oreksin e tyre për mish.

Qyteti i Perthit në Australinë Perëndimore, është gjeografikisht qyteti më i largët në botë (nga toka). Qyteti më i afërt i më shumë se 100 mijë njerëzve, ndodhet gati 1500 milje larg.

Në vitet 1950, Anglia ndërtoi një qytet nëntokësor, për të strehuar 4 mijë punonjës të qeverisë, në rastin e një sulmi bërthamor. Ai ishte i kompletuar me 60 milje rrugë, një liqen nëntokësor për

të siguruar ujë të freskët, dhe një hekurudhë për të transportuar Familjen Mbretërore. Ai nuk u zbulua, derisa u bë vetë publik nga autoritetet më 2004-ën.

Trafikanti kolumbian i drogës Karlos Leder, bleu një ishull në Bahamas, ku ai vendosi një avion që kontrollonte drogën që vinte nga Amerika e Jugut dhe hynte në SHBA. Ai u bë aq i pasur, saqë ai ofroi pagimin e borxhit të jashtëm të Kolumbisë, në këmbim të amnistisë nga autoritetet. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button