Enciklopedike

Fakte historike për të cilat gabohej Herodoti: Balsamimi tek egjiptianët

Screen Shot 2015-07-01 at 10.42.56

Në Librin e Dytë, Herodoti ofron përshkrime të gjata të Egjiptit, duke folur për Lumin Nil, balsamimin, rolet gjinore tek egjiptianët, kafshët dhe festat e shenjta. Sidoqoftë, shumica e historianëve dyshojnë që Herodoti të ketë vizituar ndonjëherë me të vërtetë Egjiptin. Për shembull, ai jep përshkrime të detajuara të tre piramidave të mëdha egjiptiane, por nuk të përmendi Sfinksin, një gjë që nuk mund t’i shpëtojë askujt. Më tej, Herodoti shkruan rreth balsamimit, duke përshkruar tre metodat që shkallëzohen, nga më të shtrenjtat, tek ato më pak të shtrenjta. Herodoti pretendonte se tek të vdekurit elitarë, organet hiqeshin nga ana e majtë e abdomenit, kurse për njerëzve të zakonshëm u hidhej vaj kedri me anë të klizmës, për të përshpejtuar largimin e stomakut dhe organeve të tjera nga trupi.

Ajoq ë ne dimë për balsamosjen mes egjiptianëve dhe mumifikimin vjen kryesisht nga Herodoti dhe historianë të tjerë Grekë si Diodori i Siçilisë, por Herodoti e kishte shumë gabim. Antropologët në 2013-ën përdorën skanime kompjuterike tomografike të mumjeve dhe rindërtime tre-dimensionale, për të diskretituar përshkrimin e Herodotit sa i përket procesit të balsamosjes egjiptiane, si i pasaktë dhe që nuk tregon atë që ndodhte në të vërtetë. Ne nuk e dimë ekzaktësisht çfarë burimesh përdorte Herodoti për të marrë informacionet për sa i përket zakoneve egjiptiane, por ka shumë të ngjarë se ai u mbështet më shumë në biseda me vendas (të cilët nuk flisnin greqisht), siç ishin Kemmisët (banorët e qytetit të sotëm Akhmim në Egjiptin e sotëm)./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button