Enciklopedike

Fakte historike për të cilat gabohej Herodoti: Ciklopë, gardhe floriri dhe Grifonë

Screen Shot 2015-07-05 at 00.14.15

Herodoti u referohet shumë herë në Librat Tre dhe Katër, njerëzve me një sy (ciklopëve) të quajtur Arimaspoi. Duke pretenduar që këta ciklopë vjedhin flori nga grifonët në Europën Veriore, Herodoti nuk i referohet një historie mitike ose poeme rreth këtyre krijesave; ai duket se beson seriozisht dhe sinqerisht se ato ekzistojnë. Për ta provuar pikëpamjen e tij se ciklopët dhe grifonët jetojnë në Europë dhe se puna e grifonëve është të ruajë pirgjet e arit, ai i referohet poetit grek Aristeas dhe Issedones-ve (banorë të hershëm të Azisë Qëndrore), të cilët përmendin ciklopët dhe grifonët në historitë e tyre.

Për t’i bindur më tej lexuesit e tij se shkrimet e tij rreth ciklopëve dhe grifonëve janë të sakta, Herodoti përdor një provë të vogël gjuhësore: Ai thotë se Scythians (nomadët Iranianë) i quajnë ciklopët “Arimaspoi” për arsye se në gjuhën Scythian, arima do të thotë “një” dhe spou do të thotë “sy”. Derisa prova arkeologjike nuk kanë zbuluar njerëzit me një sy dhe krijesat një gjysëm luan, gjysëm shqiponjë, deri tani Herodoti është dukshëm gabim. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button