Enciklopedike

Fakte historike për të cilat gabohej Herodoti: Grekët përkundër persëve: Davidi dhe Goliathi

Screen Shot 2015-07-13 at 23.35.45

Përgjatë gjithë Historive, Herodoti diskuton Luftrat Persiane (499-449 para Krishtit), një seri betejash në të cilat qytet-shtetet mbronin tokën e tyre dhe fuqinë e tyre politike, kundër marrjes nëpër këmbë nga Perandoria Perse. Për arsye se një asnjë burim pers rrëfenjash për luftërat nuk ekziston sot, ne na duhet të mbështetemi në burimet greke. (Raportimi i Herodotit është më i kuptueshmi dhe relativisht më bashkëkohori).

Sidoqoftë, përderisa ai ishte grek, Herodoti nuk ishte plotësisht i paanshëm, dhe ne duhet të ekzaminojmë nga afër tregimet e tij, që ti afrohemi të vërtetës. Duke përshkruar fundin e betejës së Maratonës, Herodoti pretendon se kufomat e 6400 persëve u lanë në fushëbetejë, ndërsa vetëm 192 grekë (athinas) u vranë. Po, është e vërtetë se ushtria perse ishte në mënyrë domethënëse më e madhe sesa forcat greke, dhe është e saktë se grekët i mundën persët në Maratonë. Gjithësesi, numrat që Herodoti përdor janë të ekzagjeruar në një shkallë kaq të madhe, saqë historianët ndiejnë nevojën për të hetuar saktësinë e pjesës së mbetur të raportimeve për çështjet ushtarake. Derisa Herodoti kishte lindur gjashtë vjetë pas betejës së Maratonës, burimet e tij për atë informacion ishin grekët, të cilët ishin influencuar dhe anonin nga klima politike athinase e pasMaratonës. Këndvështrimi i athinasve ishte se fitorja e tyre në Maratonë e bëri Athinën udhëheqësen e Greqisë, të cilën e përdornin si justifikimin kryesor për Politikën Perandorake të Athinës./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button