Enciklopedike

Fakte historike për të cilët gabohej Herodoti: Babilonia, qyteti gjigand

Screen Shot 2015-06-30 at 18.45.37

Në Librin e parë të Historive, kur Herodoti përshkruan atmosferën fizike dhe politike në Persi, ai e ekzagjeron shumë kur rrëfen se sa i fortifikuar është qyteti i Babilonisë. Sipas Herodotit, qyteti i Babilonisë kishte “një madhështi më të madhe, sesa të gjitha qytetet që njohim”. Ai pretendon se 100 porta bronzi ishin ngritur në hyrje të Babilonisë, dhe se muret e Babilonisë ishin 100 metra të larta, 22 kilometra të gjata dhe 50 metër të trasha. Ai gjithashtu thotë se kish parë një kanal të thellë, të mbushur me ujë, që rrethonte të gjithë perimetrin e qytetit. Historianët nuk bien dakort për faktin, nëse Herodoti vërtetë e vizitoi ndonjëherë Babiloninë; skeptikët argumentojnë se ai ndoshta i fabrikoi detajet e përshkrimit të tij të qytetit. Provat arkeologjike na tregojnë se Babilonia kishte tetë porta, jo 100, dhe nuk ishte aq e madhe sa e përshkruan Herodoti. Kështu megjithëse ai shkroi rreth Babilonisë sikur të kishte qënë vetë atje, ka shumë të ngjarë që nuk e ka vizituar asnjëherë qytetin e lashtë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button