Horizonti.al

Fakte interesante / Nga shumimi i neuroneve, tek zinku i njerëzve inteligjentë

Screen Shot 2015-07-26 at 23.30.05Neuronet shumohen në një normë prej 250.000 syresh për minutë gjatë shtatzënisë së hershme.

Truri i njeriut përbëhet nga rreth 75 përqind ujë.

Pilivesat janë të afta për të fluturuar deri 60 milje në orë, duke i bërë ato një nga insektet më të shpejta në botë. Në fakt është diçka pozitive që ato kanë një nxitim kaq të madh, pasi jetojnë vetëm 24 orë.

Njerëzit inteligjentë kanë më shumë zink dhe bakër në flokët e tyre.

Vendosja e kufjeve në vesh për vetëm një orë, do të rrisë normën e baktereve aty me 700 herë.

Peshqit që jetojnë më shumë se 800 metra nën sipërfaqen e oqeanit nuk kanë sy.

Pjesa më e madhe e pluhurit në shtëpi, krijohet nga qelizat e lëkurës së vdekur.

Një në tetë milionë njerëz vuajnë nga progeria, një sëmundje që u shkakton disa njerëzve rritje më të shpejtë se bashkëmoshatarët e tyre.

Rrushi shpërthen kur vendosen në një fushë me mikrovalë. Nëse nuk e besoni provojeni vetë në shtëpi.

Kikirikët janë një nga përbërësit e dinamitit

Në Francë, një fëmijë 5-vjeçar mund të blejë pije alkoolike në një bar.

Për shkak se metalet ishin me pakicë, çmimet Oskar të dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore u bënë prej druri.

Brenda 10 minutash, një stuhi liron më shumë energji, sesa të gjitha armët bërthamore të botës të marra së bashku.

Karrigia elektrike u shpik nga një dentist.

Leave a Reply

Back to top button