Histori

Fakte që pak i njohim për anglo-saksonët: A ka pasur një shoqëri aparteidi të krijuar nga fiset gjermanike?

Screen Shot 2016-06-29 at 09.33.43

Në vitin 2006, një ekip shkencëtarësh nga Shoqëria Mbretërore botoi një studim, i cili përshkruan teorinë e tyre se pse Anglia moderne ka një numër të tillë të lartë paraardhësish gjermanikë nga linja mashkullore. Në mënyrë të veçantë, hulumtimi i tyre arriti në përfundimin se në Angli sot, mes 50 dhe 100 për qind e grupit të geneve përmban kromozome gjermanike Y.

Pas një studimi shterues, ekipi argumentoi se ky dominim gjenetik është arritur nga një numër relativisht i vogël imigrantësh paganë, që vinin prej asaj që sot është rajoni i Gjermanisë, Danimarkës dhe Holandës. Më e rëndësishmja, këta Anglo, Saksonë, dhe Jutë, që fillimisht numëronin diku midis 10.000 dhe 200.000 emigrantë mes shekujve 5 dhe 7 pas Krishtit, u ndërfutën me sukses në popullsinë vendase romako-britanike dhe krijuan një shoqëri “aparteidi”, ku ata kontrollonin jetën ekonomike.

Dy vjet pasi studimi bëri bujë në shtypin e Mbretërisë së Bashkuar, ai u sfidua nga John Pattison i Universitetit të Australisë Jugore. Sipas Dr Pattison, ideja që një numër i vogël i luftëtarëve të elitës gjermane arriti të eleminojë konkurrencën britanike, injoron faktin që fiset gjermanike britanike ishin martuar mes tyre për gjenerata të tëra, para pushtimeve të shekullit të pestë.

Kronikanët e lashtë besonin se kjo ishte e vërtetë. Jul Cezari përmend tek “Pushtimi i Galisë”, se fiset belge, të cilët mund të kenë qenë edhe kelte, edhe gjermanike, jetonin në Britaninë kelte. Kështu që, një shoqëri aparteidit nuk ishte e nevojshme, pasi Britania e shekullit të pestë mund të ketë patur tashmë një popullsi të madhe gjermaniko-kelte./bota.al

Leave a Reply

Back to top button