Analiza

Fakte të rrezikshme historike

fakteEkzistojnë shumë zbulime arkeologjike të fshehura ose të mohuara dhe më pas të injoruara, të cilat nëse do të pranoheshin do të trondisnin gjithë kulturën e civilizimit aktual dhe do të ndryshonin përgjithmonë perceptimin që kemi për të kaluarën tonë si racë njerëzore, si dhe vjetërsinë në këtë planet. Në arkeologji përveç zbulimeve dhe faktimeve me anë të objekteve dhe ndërtimeve të lashta, shkrimeve dhe grafikëve, shpesh përdoret edhe i ashtuquajturi model ose shabllon që të çon në krijimin e një teorie nga ku më pas kalohet në provë ose fakt shkencor. Por shpesh kjo provë apo fakt mungon dhe kjo është njëra nga arsyet që arkeologjia, ose më saktë një pjesë e saj e përjashton veten nga saktësia e shkencave të tjera si ato ekzakte.
Në rastin e arkeologjisë (pjesë të saja si për shembull, egjiptologjia), pranimi apriori i një teorie të caktuar nuk përbën asnjë sakrilegj, por kthehet fuqishëm në një pranim dhe bëhet pjesë e kulturës sociale duke ndikuar në informimin dhe sidomos në atë pjesë që i përket të kaluarës së largët të njerëzimit.
Pra, ky shabllon ose model përdoret rëndom si një etalon nga ku ndërtohet (e më pas degëzohet) e kaluara e njerëzimit, kultura e tij dhe impakti në kulturën e sotme. E thënë me fjalë të tjera, ky model ose shabllon është një këndvështrim i pranuar gjerësisht nga një grup i caktuar ose disiplinë e caktuar (s’duhet harruar që ky fenomen nuk prek vetëm arkeologjinë). Pra, shablloni në rastin konkret kthehet në model shkencor dhe çdo gjë që sillet rreth tij funksionon për të, çdo gjë që e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo “shtypet” deri në mohim dhe harresë të plotë.
Duke ndjekur këtë logjikë, mund të thuhet me plot gojën që i gjithë sistemi aktual funksionon me standarde të tilla, pra me lojën e informacionit që ka për qëllim të mbështesë një drejtim të caktuar dhe të eliminojë, shkatërrojë dhe denigrojë atë kategori informacioni që kërcënon vlefshmërinë e vetë shabllonit. Arkeologjia është shembulli më konkret për këtë dukuri. Për shembull, civilizimi kinez dhe kultura e tij që mendohej se është zhvilluar pothuajse tërësisht e pavarur nga pjesa tjetër e botës, gjë që do të thotë se civilizimi i saj madhështor dhe teknologjia e saj u zhvilluan në mënyrë të pavarur.
Ata natyrisht që ndihen krenarë në një rast të tillë nëse është i vërtetë. Por si do të ndiheshin ata nëse do të mësonin që në tokën e tyre është gjetur një numër i madh mumiesh kaukaziane (njerëz të bardhë), të cilat datojnë mbrapa në kohë me të njëjtën periudhë, në mos më herët, se fillimi i civilizimit më të hershëm kinez? Në një rast të tillë mbase atyre nuk do iu pëlqente të përqendroheshin në provën shkencore të kësaj gjetjeje arkeologjike. Po për njerëz në vende të ndryshme të botës, të cilët janë konsideruar si aborigjenë? A do të hiqnin ata dorë nga krenaria, tokat e dhëna nga qeveria apo turizmi dhe paratë që rrjedhin prej tyre nëse dalin në shesh fakte që tregojnë tjetër nga sa dihet për prejardhjen e tyre? Express

Leave a Reply

Back to top button