Horizonti.al

Më i pasuri i historisë dhe fakte të tjera që ndoshta nuk i dinit

Njerëzit e komunitetit Lakota (popujt indigjenë të Dakotës së Veriut dhe Jugut), po përpiqen të ftojnë pavarësinë e tyre, në betejën më të gjatë ligjore në histori (më shumë se 160 vjet) me Shtetet e Bashkuara.

Njeriu më i pasur në histori ishte Musa I (1312 – 1337) i Malit në Afrikë. Ai shkoi në pelegrinazh në Mekë në vitin 1324, me shpurën e tij që raportohet se përfshinte 60.000 burra, 12.000 skllevër, ku secili mbante nga 1 shufër ari prej 4 kg.

Gjithashtu, mbreti kishte 80 deve, të cilat ishin ngarkuar me nga 25-150 kg ar secila. Musa u shpërndau të varfërve aq shumë ar dhe suvenire, sa që shkaktoi një inflacion të madh dhe e zhvlerësoi metalin e çmuar, për dekadën e ardhshme në rajon.

Basketbollisti i famshëm amerikan, Majkëll Xhordan, tha se pjesa më e këndshme e lojës për ekipin olimpik të SHBA-së ishte “të mësuarit e dobësive” të shokëve të tij, kur ktheheshin ndeshjet e NBA.

Në 12 për qind të sipërfaqes së rajonit frankofon të Kebekut në Kanada, është ujë i ëmbël, që përbën 3 për qind të të gjithë ujit të ëmbël në botë. Dhe të mendosh që aty jetojnë vetëm 0.1 për qind e popullsisë së botës.

Mjeshtri i Rilindjes italiane, Leonardo da Vinçi, mund të ketë shkruar mbrapsht, jo për ndonjë fshehtësi, por për shkak se ai ishte mëngjerash dhe e kishte më të lehtë të shkruante në atë formë.

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, u dëbua dikur nga kori shkollës së saj, pasi mësuesi i saj i muzikës nuk mendonte se ajo ishte e aftë të këndonte, dhe se zëri i saj “tingëllonte me blegërimën e një dhie”.

Urani është planeti më i ftohtë në sistemin tonë diellor, edhe pse Neptuni është më larg nga Dielli.

Përveç “Efektit Placebo”, ekziston edhe “Efekti Nocebo”, një variant negativ i të parit. Ai mund t’i shkaktojë një pacienti vuajtje fizike, nga efekte anësore që nuk ekzistojnë.

Në Britaninë e Madhe, biçikletat nuk kanë kufij shpejtësie, por mund të gjobiteni me “ngarje të biçikletës si i çmendur”.

Shteti i Teksasit në SHBA, e hoqi vaktin e fundit për të burgosurit e dënuar me vdekje, pasi një i dënuar kishte urdhëruar një vakt gjigant, duke përfshirë 2 biftekë të mëdhenj, një hamburger me djathë me tre shtresa, dhe një kile mish të shkuqur, vetëm për ta kthyer, duke thënë se nuk kishte më uri.

Artistët dhe mjeshtrit e efekteve të filmit të animuar të Disney ‘Frozen” u dërguan enkas në Xhekson Houl, Uajoming, për të përjetuar personalisht ecjen, vrapimin dhe rënien në dëborën e madhe.

Për të prodhuar një lugë çaji me mjaltë, duhet të paktën puna e 8 bletëve gjatë gjithë jetës së tyre.

Nëse banoni në Nju Jork si i pastrehë ose pa asnjë para me vete, do të varroseni nga të burgosurit në Hart Island në një varr masiv, deri në 1000 persona për varr për fëmijët, dhe deri në 50 për të rriturit, Me një përjashtim, “Fëmija i veçantë 1, 1985”, ishte i pari që vdiq nga SIDA në qytetin e Nju Jorkut.

Pas kapitullimit të Berlinit në Luftën e Dytë Botërore, në kryeqytetin gjerman rusët kryen aq shumë përdhunime, sa që mbi 100.000 lindje besohet se ishin rezultat i tyre.

Për të gjitha rekordet botërore Guinness në fushën e gatimit, kërkohet që produkti të jetë plotësisht i ngrënshëm dhe të shpërndahet në publik për konsum, për të parandaluar shpërdorimin e ushqimit.

Një vullkanolog vdiq në një kamp vëzhgimi kur mali i Shën Helenës shpërtheu në vitin 1980. Ai kishte rënë dakord, për një ditë, të zëvendësonte një koleg, që nga ana e tij ishte duke zëvendësuar një shkencëtar në kamp. Ky i fundit, vdiq 11 vjet më vonë gjatë shpërthimit të malit vullkanik Unzen më Japoni.

Alan Stacey, një shofer i Formula 1, gjeti vdekjen kur një zog iu përplas në fytyrë gjatë një gare në vitin 1960.

Gjatë Luftës së Vietnamit, një grup marinash merikanë të njohur si “Njësi e Tigrave”, ia priste zakonisht veshët viktimave të armiqëve të tyre koreano-veriorë, dhe bënin varëse me to.

Ju keni mundësi të ndryshoni nivelin tuaj të testosteronit dhe kortizolit, nëpërmjet ndryshimit të gjuhës së trupit, dhe duke pasur një pozitë më dominuese.

“Shtrëngimi i duarve të marinarëve, është një shtrëngim duarsh i veçantë, që mund të zbulojë nëse një partner i mundshëm është i prekur apo jo nga Sifilis.

Një nënë surrogate, dhuroi në mënyrë anonime embrionin e vet një çifti të martuar. Gjatë shtatzanisë, çifti u divorcua, dhe ata nuk u njohën si prindërit e ligjshëm të fëmijës. Përkundër faktit që 6 njerëz ishin të përfshirë në ngjizjen e tij, fëmija u konsiderua nga gjykata si “pa prind”.

Leave a Reply

Back to top button