Psikologji

Faluni dashuri njerëzve në nevojë! Historia e miqësisë së 89 vjeçares dhe 31 vjeçarit, që po përlot gjithë botën

Historia e tyre u bë e njohur që nga koha kur GoFundMe publikoi apelin për ndihmë të djalit 31 vjeçar që kërkonte ndihmë për mikeshën e tij 89 vjeçare. Ajo quhet Norma Cook dhe ai Chris Salvatore. Chris u zhvendos të jetonte në shtëpinë e Norma Cook që në momentin kur mësoi mbi sëmundjen e saj të rëndë. Ai donte ta ndihmonte gjatë luftës së saj me kancerin. Tashmë ata janë miq shumë të mirë. Kalojnë plot mbrëmje duke ngrënë pica, duke pirë alkool dhe duke bërë plot selfie që i shpërndajnë nëpër rrjetet sociale.

Chris nisi një faqe në GoFundMe, tek e cila kërkonte ndihmë financiare për të përballuar shpenzimet e një infermiereje që do të kujdesej në shtëpi për Normën, 89 vjeçare. Ai nuk donte ta linte atë në spital përgjithmonë, pasi ndërlikimet e shpeshta i kishin bërë mjekët të kërkonin qëndrimin e saj në spital, përderisa nuk e përballonte dot kujdesin mjekësor në shtëpi. Chris nuk e mendonte që ndërgjegjësimi i njerëzve do të ishte aq masiv, saqë nga apeli i tij për ndihmë të siguroheshin rreth 70.000$.

Ky është shembulli i një miqësie të bukur, por mbi të gjitha është shembulli i një zemërgjerësie të madhe. Ndaj, mëso se edhe ti mund të jesh një Chris i dytë. Edhe ti mund të ndihmosh për t’i lehtësuar dhimbjen dikujt. Mos prit që koha të kalojë. Fillo që sot. Bëj diçka të mirë për dikë në nevojë. Nuk e ke idenë se sa shumë kënaqësi do të fitosh nga mirënjohja e tyre. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button