Enciklopedike

Familja me 5 anëtarë, vetëvrasje për t’i shpëtuar Apokalipsit

apoka

Një çift dhe tre fëmijët e tyre janë gjetur të vdekur në shtëpi pas marrjes së një kokteji drogërash, që ka rezultuar një vetëvrasjeje  tragjike me qëllimin “për t’i shpëtuar” të keqes në botë.
Benjamin dhe Kristi Strack dhe tre fëmijët e tyre, Benson 14 vjeç, Emery 12 vjeçe, dhe Sion 11 vjeç, u gjetën të vdekur në Springville, Utah më 27 shtator të vitit të kaluar.
Të martën policia sqaroi se kjo tragjedi ka ardhur pasi familja ishte e fiskuar me Apokalipsin dhe “djallin në botë”.
Djali i tyre i mbijetuar kur u intervistua, tregoi se nëna e tij kishte bërë komente se nëse gjërat  do “shkonin mjaftueshëm keq”, ajo do të largohej nga kjo botë bashkë me famlijen e saj në mënyrën me  të rehatshme të mundshme, sesa të duronte një fund të dhimbshëm.
Shefi i policisë ne Springville, J. Scott Finlayson tregoi se njerëzit që e njihnin familjen, thanë se ata  ishin të shqetësuar dhe të fiksuar për “të keqen në botë”.
Të afërmit u thanë hetuesve se familja u kishte folur për “ta lënë” këtë botë, për t’i shpëtuar “fatkeqësisë që po afrohej”. Ky mendim mbi afrimin e të keqes çoi në vdekjen e tyre, duke përzier drogëra të ndryshme.
Hetuesit besojnë se 3 fëmijët  pinë nga një gotë të vogël me koktejin vdekjeprurës, i cili në fillim i vuri në gjumë para se t’i vriste.
Kristi vdiq nga një kombinim i drogës dhe bashkëshorti i saj Benjamin, vdiq nga nivelet toksike të heroinës, sipas një raporti nga zyra e ekzaminimit mjekësore në Utah./j.h.

Leave a Reply

Back to top button