Magazine

Familja e Avicii-it thyen heshtjen me një mesazh për fansat

Familjarët e Avicii-it, të cilin e gjeti vdekja fundjavën e kaluar në moshën 28 vjeçare, lëshuan një deklaratë falenderimi për të gjithë fansat që morën iniciativa në nderimin e DJ.

Avicii, emri i i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, ishte mjaft i njohur për një sërë hitesh që përfshinin: ‘Lay Me Down’, ‘I Could Be The One’ dhe  ‘Lonely Together’.

Muzikanti suedez u nominuar dy herë për çmimin Grammy për bashkpunimin e tij me David Guetta.

Në deklaratë, familjarët thanë: “Ne dëshirojmë t’ju falenderojmë për mbështëtjen dhe fjalët e mira për birin dhe vëllain tonë. I jemi mirënjohës kujtdo që e pëlqeu muzikën e Tim-it dhe ruan kujtime të çmuara me të. Ju falenderojmë që nuk e bezdisët privatësinë tonë në këtë periudhë të vështirë, dëshirojmë që të mbetet po kështu.”

Që nga lajmi i vdekjes së Aviciit, njerëzit kanë mbajtur  homazhe për muzikantin në forma nga më prekëset.

 

 

Leave a Reply

Back to top button