ShkenceSpeciale

Fantazi të rëna nga qiejt

Screen Shot 2015-05-17 at 12.15.15

E sikur alienët të ishin ndoshta midis nesh? Shkaktoi trazirë fraza që, në 8 dhjetor 2012, kryeministri rus Dmitri Medvedev la t’i shpëtonte, me mikrofonat hapur. “Së bashku me valixhen me kode bërthamore”, tha, “udhëheqësit të Kremlinit i dorëzohet një dosje speciale “top secret”, që përmban informacione mbi alienët që kanë vizituar planetin tonë”. Përveç të tjerash, shpjegoi ai, “i dorëzohet një raport i shërbimit shumë sekret, që ushtron kontrollin mbi alienët në territorin e vendit tonë”.

Alienë në territorin e vendit tonë? “Megjithatë nuk do t’ju them sa prej tyre janë mes nesh, pasi do të krijonte panik”. Për shumëkënd, ky ishte një pranim i vërtetë dhe, kur deklarimi u bë publik, ufologë të shumtë “u lëshuan” në Internet: më në fund mbulimi i madh ka marrë fund! E pohon kryeministri rus: jashtëtokësorët janë midis nesh.

PËRPLASJE UFOSH NË ROSWELL
Sa keq që ishte vetëm një batutë, një shaka. Në të njëjtën bisedë, në fakt, kryeministri rus shpjegoi që për informacione më të detajuara ishte e nevojshme të shihej filmi “Men in Black”, i dedikuar pikërisht alienëve. Për më shumë, duke buzëqeshur zbuloi, se besonte jo vetëm tek alienët por edhe tek “Babagjyshi i Akullt”, ekuivalenti në rusisht i Babagjyshit të Vitit të Ri. Megjithatë, ideja që fuqitë e mëdha fshehin prej dekadash lajmin e egzistencës së dokumentuar të jashtëtokësorëve nuk është e re.

Kur në 3 korrik 1947 u verifikua një përplasje në Roswell, qytet i New Mexicos, gazetat shpallën që një disk fluturues kishte rënë në fermën e një mbarështuesi. Menjëherë doli përgënjeshtrimi i ushtrisë së SHBA, që deklaronte se objekti i gjetur ishte në realitet një balonë meteorologjike. Shumë menduan për një “cover up”, që do të thotë për një tentativë mbulimi nga ana e autoriteteve. Zëra u përforcuan në vitin 1978, kur Jesse Marcel, Majori, që në 1947- ën ishte fotografuar me mbeturinat e Balonës, deklaroi se versioni i Aeronautikës Ushtarake ishte një gënjeshtër, e krijuar për të fshehur të vërtetën. Sipas një skenari më kompleks, në fakt, ishin gjetur, përveç një disku fluturues, edhe trupat e disa qënieve jashtëtokësore. Alienët ishin transferuar në një bazë ushtarake sekrete në shkretëtirën e Nevadës, e cila u bë e famshme si Zona 51. Atje ishte filmuar autopsia e një kufome aliene.

Megjithatë, vite më pas u mësua që objekti i rënë në Roswell nuk ishte thjesht një Balonë meteorologjike, por një balonë spiune, e përdorur gjatë luftës së ftohtë për të monitoruar progresin e sovietikëve në zhvillimin e bombës atomike. Ja se çfarë fshihnin në të vërtetë tentativat për ekzaminim.

ÇARJE ANATOMIKE FARSË
Pavarësisht të gjithave, në vitin 1995 u shfaq një film bardh e zi, që dokumentonte autopsinë e pretenduar të një alieni të rënë në Roswell, që bëri xhiron e botës dhe e bëri të pasur “zbuluesin” e saj, producentin televiziv anglez, Ray Santilli. Me gjithë skepticizimin e shkencëtarëve, patologë e ekspertë të efekteve speciale, që bënin të ditur sesi shumë elementë të detyronin të dyshoje në vërtetësinë e filmit, shumë e merrnin seriozisht dhe disa stacione televizive, përfshirë edhe RAI-n, e transmetuan atë. Kohë më pas, Santilli deklaroi që autopsia ishte një gënjeshtër, edhe pse mbështet se kishte të bënte me “rimontimin” e një filmimi të vërtetë, të cilin kishte mundur ta imagjinonte. Alieni në videon e tij ishte realizuar nga një artist anglez, John Humphreys, i cili kishte përdorur lëndë cerebrale nga delja për trurin dhe një këmbë qingji për artikulacionin e njërës këmbë.

MESAZHE NË FUSHA
Ndoshta alienët nuk kanë rënë mbi Tokë dhe kufomat e tyre nuk janë fshehur në Zonën 51. Megjithatë, ndoshta vëzhgojnë e dërgojnë mesazhe: çfarë tjetër mund të ishin skicat e pabesueshme, të cilat shfaqen çdo verë në fushat e drithit? U shfaqën për të parën herë nga fundi i viteve 80 në Angli, e bënë të imagjinoheshin shpjegime të çdo lloji: shtjella plazme, vetëtima rrethore, gjurmë të anijeve kozmike aliene… E gjitha pa ndërhyrjen njerëzore. Dukeshin shumë të vështira për t’u realizuar. Përkundrazi, në vitin 1991 bënë një hap përpara dy pensionistë, që jo vetëm e pranuan se ishin autorët e kërkimeve, por bënë një të tillë për gazetarët, për një orë, duke përdorur një litar dhe një shkop për të ulur veshët. ASTRONAUTË TË LASHTË

Nëse alienët nuk vëzhgojnë sot, megjithatë nuk është e thënë që nuk e kanë bërë në të shkuarën. Ose të paktën, për këtë janë të bindur ata të cilët shohin prova të kalimit të jashtëtokësorëve mbi Tokë, në disa gjetje arkeologjike dhe piktura shpellare që duket se portretizojnë njerëz hapësinorë të kompletuar me një skafandër. Një rast i famshëm është ai i “astronautit të Palenque- s”, një prerje mbi gur që dekoron kapakun e një varri maja, e që sipas disave shfaqte një burrë të ulur në një lloj anije hapësinore. Është piloti i një rakete? Një hipotezë që, nëse në pamje të parë mund të të magjepsë, sapo thellohesh bëhet më pak e besueshme. Mbi të gjitha, njeriu nuk mban një veshje hapësinore por është zbathur e gjysëm i veshur, me përjashtim të një veshje dekorative që mbulon vithet, e të disa gurëve të çmuar. Veshje, me një fjalë, karakteristike të fisnikërisë së Majave, që kanë jetuar rreth vitit 700 pas Krishtit. Jo rastësisht, ky sarkofag mbulon varrin e mbretit Pakali i Madh, që vdiq në vitin 683 pas Krishtit. Përveç kësaj, figura nuk shikohet në horizontale, por në vertikale; vetëm kështu kuptohet që “raketa” është një formë arti e përbërë, që trupëzon skicimin e një kryqi, të një gjarpri me dy koka e të disa gjetheve të mëdha të misrit. E gjithë skena zbulon kështu një ilustrim shpirtëror, sigurisht jo teknologjik, që përshkruan kalimin e mbretit nga bota e të gjallëve, në mbretërinë e të vdekurve.
VIJAT E NAZCA-s
Dhe vijat e Nazca-s, në Peru, nuk janë pista uljeje për anijet hapësinore? Shumë e pamundur. Pllaja e Nazca-s është e famshme në të gjithë botën për skicat gjigande që e mbulojnë pothuaj të tërën. Mund të pikasen më shumë sesa 13.000 vija, përveç më shumë se njëqind spirale, trapeza, trekëndësha dhe figura të tjera gjeometrike, e pothuaj 800 skicime gjigande kafshësh. Është një zonë ku nuk bie shi kurrë dhe skicimet janë realizuar duke lëvizur nga terreni gurët e errët sipërfaqësorë, në mënyrë për të bërë të mundur të shfaqet më e qartë shtresa e tokës nën vete. Sipas arkeologëve, janë gjurmuar midis viteve 200 para Krishtit e 600 pas Krishtit. Megjithatë, kush pohon që shenja të tilla do të shërbenin si pista uljeje për anijet kozmike aliene, është “jashtë piste”. Hipoteza më e arsyeshme është ajo, sipas të cilës ishin vetë peruanët e lashtë për të realizuar skicimet për arsye rituale e ndoshta astronomike. Për sa i përket dimensioneve të jashtëzakonshme të skicimeve dhe vështirësive teknike relative të realizimit, është e mundur që së pari të bënin skicime në shkallë të zvogëluar, për t’i risjellë më të mëdha më pas mbi terren, me ndihmën e një rrjeti analizues litarësh.

PIRAMIDA GJITHANDEJ
Nëse nuk do të ishte një superqytetërim jashtëtokësor që t’i ndihmonte njerëzit primitivë të zhvilloheshin, si shpjegohet që popuj të largët mes tyre, si egjiptianët, babilonasit dhe majat, ndërtuan struktura shumë të ngjashme si piramidat? Në realitet, kushdo që dëshiron të ngrejë një ndërtesë shumë të lartë pa ndihmën e çelikut, harqeve dhe kubeve përfundon duke zgjedhur formën e piramidës, sepse është më e qëndrueshmja. Edhe fëmijët që luajnë me blloqe dërrasash zbulojnë këtë sistem, pa ndihmën e të rriturve. Përveç të tjerash, teknika e konstruksionit të ziggurat-eve mesopotamike, të piramidave me tarraca të majave e të piramidave egjiptiane është ndryshe, ashtu siç është përdorimi i tyre: tempuj e vende të shenjta për altaret e para ku zhvilloheshin edhe flijime njerëzore, së dyti varre, së treti mbretërore. Në fund, popujt e ndryshëm ndërtuan piramidat në epoka shumë të ndryshme e distante në kohë. Nuk kishte asnjë lidhje midis tyre, as jashtëtokësore.

ISHULLI I PASHKËVE
Në fund, çfarë të thuash për moai-t e Ishullit të Pashkëve? Ato koka guri peshojnë deri në 80 tonë dhe janë rreth 1000: shumë të mëdha dhe të rënda, që banorët e ishullit t’ia dilnin vetëm. Ishin ndihmuar nga Jashtëtokësorët? Në të vërtetë, teknika e indigjenëve është shpjeguar në vitet ‘50 të shekullit të kaluar, nga antropologu norvegjez, Thor Heyerdahl. Mbi ishull gjenden akoma guroret ku shtrihen qindra statuja pjesërisht të gdhendura, së bashku me instrumenta si dalta e çekanë. Janë të dukshme edhe rrugët e gjata në të cilat statujat vinin e transportoheshin. Nga e cila u kuptua që statujat ishin gdhendur drejtpërsëdrejti në gurore vullkanike; ishte demonstruar që gjashtë persona mund të gdhendnin një kokë prej pesë metrash në një vit. Transporti u arrit me slita dërrasash dhe, me një punë levash e litarësh, burrat e Heyerdahlit mundnin të ngrinin e të poziciononin një statujë mbi bazament në 18 ditë. Focus/Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button