Enciklopedike

Fantazma që u bë “shkrimtari i dytë më i madh” i Shqipërisë

Screen Shot 2016-04-22 at 13.34.16

Për një kohë të gjatë, shumica e njerëzve jashtë Shqipërisë, nëse i pyesje do të ishin në gjendje të përmendnin vetëm një shkrimtar të madh nga Shqipëria: Ismail Kadarenë. Por, në vitet nëntëdhjetë, një tjetër emër nisi të qarkullojë në rrethet letrarë për pak kohë. Jiri Kajane nisi të dëgjohet gjithnjë e më shumë në skenën letrare të SHBA. Gazeta shumë serioze merrnin dhe botonin histori të tijat, dhe shtëpia prestigjoze botuese Granta po shqyrtonte mundësinë e firmosjes së një marrëveshjeje me të. Vepra e tij shfaqej në vende ku shkrimtarë të frustruar të internetit do të ëndërronin të ishin dhe lexuesit nisën ta quajnë “shkrimtari i dytë më i madh i Shqipërisë” – deri kur zbuluan se Kajane ishte po aq i sajuar sa edhe personazhet e tij. Në vend të dokumentonte përditshmërinë e jetës shqiptare me sytë e dikujt që e jetonte atë, u zbulua që historitë po dokumentonin asgjë më shumë se sa përshtypjet e dy të rinjve amerikanë, që imagjinonin se si mund të ishte jeta në Shqipëri. E cuditshme që shumë botues kishin rendur të firmosnin me ta, pa e verifikuar aspak ekzistencën e autorit. Vepra e Kajanes është e disponueshme për t’u blerë edhe sot, ndonëse botuesit e kanë hequr pjesën ku shkruhet “shkrimtari i dytë më i madh”…/bota.al

Leave a Reply

Back to top button