Zodiak

FATI, DASHURIA DHE KARRIERA: Horoskopi 2019 për shenjën e BINJAKËVE

Marrëdhëniet janë pasqyra, Binjakë – dhe me Jupiterin tranzit në shenjën tuaj të kundërt për pjesën më të madhe të vitit 2019, do të keni shumë mundësi për reflektime me veten tuaj!

Kjo është veçanërisht e vërtetë mes 5 majit dhe 23 qershorit, kur katër planetë në shenjën tuaj (Marsi, Mërkuri, Dielli dhe Venusi) përballen me Jupiterin retrograd tek Shigjetari. Në një vit kur të tjerët shfaqen të parët, këta muaj janë një kohë për të pyetur: “Po unë?”

Dhe me planetin tuaj sundues Mërkurin që e kalon pjesën më të madhe të verës tek Luani (26 qershor-19 korrik dhe 11-29 gusht), ju mezi prisni të shiheni dhe të dëgjoheni. Mund të ndjeheni ikur askush nuk po ju dëgjon, sidomos gjatë periudhës kur Mërkuri është retrograd nga 7 deri në 31 korirk. Por mos dramatizoni. Ka mënyra më të mira për të dalë në pah. Kërkoni mënyra më argëtuese dhe krijuese për t’u shprehur.

Megjithatë, pak dramë do jetë e pashmangshme gjatë 2019. Kjo ka të bëjë shumë me Uranin, hyrja e të cilit tek Demi në 6 mars nis një periudhë 7 vjeçare të shkundjes së botës suaj. Zbulime radikale duket se shfaqen nga askundi – dhe shpërthimet e befta të mendimeve do jenë çorientuese, për të thënë më të paktën.

Pjesa më e madhe e gjërave që dalin në dritë këtë vit, kanë të bëjnë me histori shumë të vjetra. Për mirë a për keq, fëmijëria juaj ka mbetur një influencë e fuqishme në jetën si të rritur – por Hëna e re tek Virgjëresha në 30 gusht ju jep një shans ta prishni këtë cikël. Bashkë me 4 planetë të tjerë tek Virgjëresha, kjo Hënë e re bëhet treshe me Uranin tek Demi dhe Saturnin retrograd e Plutonin tek Bricjapi, duke formuar një Trini të madhe të Tokës, që ju ndihmon të shëroni plagët e fëmijërisë, të transformoni marrëdhëniet familjare, dhe të ndryshoni radikalisht mënyrën si e shihni veten tuaj.

Mënyra më e mirë si të kujdeseni për veten këtë vit është të qëndroni sa më me këmbë në tokë që të mundeni, duke ruajtur energjitë dhe eleminuar shpërqëndrimet. Në fund të fundit, Binjakë, informacioni i tepruar bën dëm (kujdes rrjetet sociale). Duhet ta ruani fokusin për gjërat që kanë vërtetë rëndësi.

DASHURIA

Venusi dhe Jupiteri mund të jenë çifti më i nxehtë i 2019, Binjakë, por ata po e bëjnë këtë vit të nxehtë edhe për ju.

Dy pikëpjekjet e tyre tek Shigjetari (22 janar dhe 24 nëntor) premtojnë të rrisin nxehtësinë në marrëdhënie të të gjitha llojeve. Rindizen pasionet e vjetra, dhe shfaqen mundësi të reja në horizont.

Por me Jupiterin që kuadron Neptunin tre herë këtë vit (13 janar, 16 qershor dhe 21 shtator) ka një mundësi që të jetë shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Imazhet e idealizuara apo pritshmëritë për partnerin mund të bien ndesh me realitetin – sigurohuni që dashuroni partnerin dhe jo idenë që keni për të.

Dinamika e fuqisë është një temë e madhe këtë vit – sidomos në vjeshtë, kur katër planetë të Peshores (Mërkuri, Venusi, dielli dhe Marsi) kuadrojnë me radhë Saturnin dhe Plutonin tek Bricjapi. Gjithë sa ju doni është argëtim, liri dhe drejtësi… por partneri mund të shfaqë një figurë autoritare. Kufijtë dhe strukturat mund të jenë gjë e mirë, por me Nyjën Jugore gjithashtu tek Bricjapi, është një rrugë e rrëshkitshme drejt modeleve të pavetëdijshme të marrëdhënies. Bëhuni të ndershëm me veten, a ju forcon kjo marrëdhënie, apo jua heq fuqinë?

Me Saturnin dhe Plutonin tranzit tek Bricjapi për të ardhmen e afërt, ka një përqëndrim të fortë fuqie në shtëpinë tuaj t tetë, domethënë burimet e partnerit tuaj. Qoftë financiarisht, emocionalisht, seksualisht apo të gjitha këto së bashku, ju vareni më shumë prej tyre këtë vit. Nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe – jeta është gjithmonë jep dhe merr. Thjesht sigurohuni që nuk po vareni nga dikush deri në një masë të pashëndetshme, apo që po përdorni dikë tjetër për të përmbushur nevojat tuaja.

Nëse keni një marrëdhënie toksike, eklipsi hënor tek Bricjapi në 16 korrik është një kohë e mirë për ta eleminuar nga jeta juaj. Eshtë gjithashtu një shans për të çliruar dinamikat e vjetra që nuk po funksionojnë më në marrëdhënie, me qëllim që të rindërtohen mbi themele më të forta.

Sido që të jetë, kultivoni burimet tuaja sa më shumë këtë vit. Në fund të fundit, Binjakë, është shumë më seksi ta dëshirosh dikë, se sa të kesh nevojë për dikë.

KARRIERA

Një hap përpara, dy hapa prapa… Me të tre retrogradët e Mërkurit që ju godasin në karrierë, kështu do të ndiheni në 2019.

Gjatë gjithë këtij viti, ndërsa Jupiteri tek Shigjetari kuadron Neptunin tek Peshqit, ngazëllimi për jetën tuaj dashurore përplaset me zhgënjimin në karrierë. Por me Mërkurin që kalon kohë shtesë tek Peshqit (10 shkurt-16 prill), “arratia e ëmbël” që po ëndërroni mund të mos jetë ajo që duket – sidomos gjatë retrogradt të tij në Mars. Përshtatni pritshmëritë tuaja dhe përpiquni të doni realitetin… të paktën për momentin.

Në fund të fundit, me Nyjën Veriore tek Gaforrja, ju po mësoni të endni rrjetën tuaj të sigurisë – dhe kjo do të thotë që ndonjëherë të vini sigurinë financiare të parën. Mërkuri viziton Gaforren këtë verë (4-26 qershor dhe 19 korrik-11 gusht), duke ju dhënë kohë të mjaftueshme për të menduar mbi kuptimin që kjo ka për ju. Përdorni retrogradën e Mërkurit në korrik për të rishikuar shpenzimet tuaja dhe zakonet e kursimit.

Nga mesi iq ershorit deri në mes të korrikut, planetët e brendshëm tek Gaforrja do i kundërvihen Saturnit retrograd dhe Plutonit tek Bricjapi. Nëse doni vërtetë të fuqizoni veten, vazhdoni punoni për pavarësi financiare – eklipsi total diellor i 2 korrikut në Gaforre ju afron më shumë me këtë objektiv.

Mes 7 tetorit dhe 13 dhjetorit, planetët e brendshëm tek Akrepi do të bëhen tresh me Neptunin dhe do i kundërvihen Uranit. Ju keni atë që duhet për ta transformuar karrierën tuaj… por mos prisni të ndodh ëme magji brenda natës. Janë ndryshimet e vogla në zakone tuaja të punës që, me kalimin e kohës, do të bëjnë ndryshimin.

Po Binjakë, praktika sjell përsosmëri… dhe qëndrimi i gjatë i Mërkurit tek Akrepi )3 tetor – 9 dhjetor) ju jep shumë shanse për të përmirësuar aftësitë tuaja. Thjesht bëni kujdes të mos anashkaloni hapat që duhet të ndiqni apo të injoroni detaje të rëndësishme, pasi kjo mund të sabotojë përpjekjet tuaja, sidomos gjatë tre javëve të para të nëntorit, kur Mërkuri është për herë të fundit retrograd për këtë vit.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button