Horizonti.al

Fati i përbashkët tragjik i binjakëve 

Rastësi dhe kuriozitete të pashpjegueshme

Screen Shot 2015-09-02 at 5.37.38 PM

Dy vëllezër binjakë Arthur dhe John Mowforth, jetonin në Angli, por rreth 130 km larg nga njëri-tjetri. Në 22 maj 2007, të dy filluan të ndjehen keq në të njëjtën kohë. Duke mos ditur asgjë mbi gjendjen e njëri-tjetrit, vdiqën pak orë më pas.

Në Finlandë në vitin 2002 i njëjti fat tragjik u takoi dy binjakëve të tjerë. Ndërsa udhëtonte me biçikletë përgjatë autostradës nr.8, njëri prej tyre u godit nga një kamion. Të njëjtin fat pati edhe binjaku tjetër, që u shtyp nga një makinë ndërsa ishte duke ecur me biçikletë, vetëm 1.5 kilometra më larg.

Historitë e binjakeve që kanë një lidhje të çuditshme, janë relativisht të shpeshta:Gjatë Krishtlindjeve të vitit 1994, në Flitcham të Anglisë, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën. Ato drejtoheshin nga 2 motra binjake, Lorraine dhe Lavinia, të cilët ishin duke shkuar për të takuar njëra-tjetrën me qëllim shkëmbimin e dhuratave për Krishtlindje.

Leave a Reply

Back to top button