Eshtë e arsyeshme të kesh frikë nga pasojat e një “jo”-je, pasi askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Por duhet të kihet edhe më tepër frikë nga pasojat e një “po”-je, sepse në këtë rast ne e dimë se çfarë vjen më pas – më shumë masa kursimi, fatkeqësi dhe përfundimisht një krizë shumë më e keqe, se çdo gjë tjetër që kemi parë deri më tani
Nga Paul Krugman
Është dëshpëruese të mendosh në lidhje me Greqinë këto ditë, kështu që le të flasim për diçka tjetër, në rregull? Le të flasim, si fillim për Finlandën, e cila nuk mund të jetë më e ndryshme, nga vendet e korruptuara dhe të papërgjegjshme të jugut të Evropës.
Finlanda është model i qytetarisë evropiane; ajo ka një qeveri të ndershme, financa të shëndosha dhe një vlerësim të fortë mbi kreditimin, e cila i lejon të marrë hua me norma interesi tepër të ulëta. Ky vend, ndodhet ndërkaq në vitin e tetë të një rënieje ekonomike, e cila e ka reduktuar…