Një nga krimet më misterioze të Amerikës, ai i 45 viteve më parë kur një rrëmbyes u hodh nga një aeroplan me parashutë dhe me paratë e vjedhura, do të vazhdojë të mbetet një enigmë. Asgjë nuk dihet më për burrin në moshë të mesme dhe të veshur mirë.
Të martën, FBI-ja bëri me dije se pas një prej hetimeve më të gjata dhe më të lodhshme në histori, nuk do ta hetojë më rastin e njeriut që u quajt Dan Cooper dhe u njoh si “DB Cooper”.
Pasi hetoi të gjitha pistat e mundshme, FBI-ja tha se ishte më se e mjaftueshme dhe se burimet e shpenzuara në rastin Cooper do të fokusoheshin në prioritete të tjera hetimore.
Rrëmbyesi, i veshur me kostum dhe kollare, mori peng aeroplanin Boeing 727 të linjës Northuest Orient më 24 nëntor, 1971 ndërsa fluturonte nga Portland-i i Oregonit drejt Seatle-it në Uashington.
Pasi e uli qetë dhe u pajis me parashutë dhe me paratë e vjedhura, në shumën 200 000 dollarë amerikanë, ai i la të lirë 36 pasagjerë.
Aeroplani u ngrit sërish me destinacion Meksikën, së bashku me pjestarët e ekuipazhit si pengje. Në një moment burri u hodh nga aeroplani me parashutë, në ajrin e acartë të natës, bashkë me paratë.
Rasti shkaktoi një sërë aludimesh që nuk çuan askund. Asnjë shenjë nuk u gjet nga rrëmbyesi.
Mijëra copëza kartëmonedhash 20 dollarëshe nga paratë e shpërblimit u zbuluan nga një djalosh përgjatë vijës së lumit Columbia në vitin 1980.
Këto para, kollaroja e zezë dhe parashuta do të ruhen për qëllime historike në selinë e FBI-së në Uashington, raporton Neë York Daily News. /bota.al