Speciale

FEJA / Në fillesë të gjithçkaje

Screen Shot 2015-05-06 at 08.49.50

FEJA / Në fillesë të gjithçkaje

Ja sesi kafshët e para “të shenjta” u transformuan në “Mënat e Mëdha”, e më pas në Zotin e Vetëm
Forma origjinale e besimit ishte politeiste; monoteizmi ndodhi më vonë, për “evolucion”. Në të dyja rastet, megjithatë, nuk u llogaritën të dhënat historike. E këto të dhëna thonë se, kronologjikisht, monoteizmi është paraprirë nga politeizmi, por edhe nga ky nuk e ka prejardhjen. Në pjesën më të madhe të rasteve, në fakt, kultet politeiste nuk janë bërë, me kohën, monoteiste: kështu për shembull, grekët antikë kanë mbetur gjithmonë politeistë. E megjithë 2600 vite histori, budizmi nuk është “evoluar” kurrrë në monoteizëm. Katër besimet monoteiste lindën të gjitha nga një krizë fetare, jo nga evolucioni i politeizmit, por përmes një kritike të ashpër kundër tij (për “revolucion”, mund të thuhet) e lidhen me veprën e një personaliteti të madh, të një themeluesi

Kishte sytë si buf dhe brirë dreri, mjekër të gjatë e trup njeriu. Ishte i zhveshur, i seksit mashkull, me një bisht të trashë dhe krahë që përfundonin me kthetra prej ariu. Gjysëm njeri e gjysëm kafshë: është kjo shenjtëria më antike, me karakteristika antropomorfe, për të cilën kemi një imagjinatë të portretizuar. Gjendet mbi muret e një shpelle franceze, shpella e ‘Trois Freres’ (afër Tuluzës) e frekuentuar, 13 mijë vite të shkuara, nga njeriu prehistorik. Figura e çuditshme, vizatuar në 4 m lartësi me një pamje sikur vallëzon, ngrihet mbi qindra piktura midis të cilave kuaj, antilopa, bizonë dhe kafshë të tjera.

VARRIMET
Po kur e ka patur fillesën spiritualiteti? “Rrënjët e tij shkojnë thellë në kapacitetin simbolik të njeriut”, pohon Fiorenzo Facchini, paleoantropolog në Universitetin e Bolonjës. “Njeriu prehistorik ia doli të transformonte fenomenet natyrore në ide. Që kanë shërbyer për të prodhuar paisje shtëpiake duke nisur nga guri, të shpikë fjalë dhe të planifikojë vizatime mbi shkëmbinj. Ashtu sikurse edhe në shpjegimin, me besime të caktuara, të fenomeneve jo të kontrollueshëm të mjedisit”. Ky realitet simbolik quhet kulturë, dhe spiritualiteti bën pjesë në të. Është shumë e vjetër, sepse ka ndihmuar gjithmonë për të jetuar. “Ka një moment në evolucion, në të cilin njeriu fillon të nderojë të vdekurit dhe të mendojë që ata mund të vazhdojnë të jetojnë në një vend tjetër”, vazhdon Facchini. Varrimet më të vjetra datojnë rreth 90 mijë vite të shkuara dhe janë gjetur në shpellën e Qafzehut dhe në Skhulit, në Izrael. “Ata që nderuan të parët të vdekurit ishin njerëzit prehistorikë, shumë të ngjashëm me njeriun e Cro- Magnon, që është prototipi i njeriut të sotëm”, thotë Marcello Piperno, paleontolog në Universitetin La Sapienza të Romës. “Kafka e derrit të egër e vendosur në krahun e palosur të njërit prej të varrosurve të Skhulit, është pjesë e një rituali mortor”. BOTA E PËRTEJME

Edhe njeriu i Neandertalit, kushëriri ynë i zhdukur rreth 35 mijë vite të shkuara, e përdorte varrimin e të vdekurve. “Me zhdukjen e Neandertalit, u hap kështu një kapitull në shpirtërizimin e parardhësve tanë”, nënvizon Facchini. “Homo Sapiensi i tipit modern, që zëvendësoi Neandertalin, përgatiste veshje mortore të vërteta dhe të duhurat: një paisje për një jetë tjetër, të simbolizuara edhe nga përdorimi tek të vdekurit i ngjyrës së osksidit të hekurit të kuq (ngjyra e elementit tonë më jetik, gjakut)”.

Pastaj duke filluar nga 30 mijë vite të shkuara, njelliu filloi të përdorte një simbolizëm të panjohur, për aq sa dimë, si nga paraardhësit e Qafzeh-ut, si për kushëririn Neandertal. Duke pikturuar muret e shpellave, të transformuara në vende të shenjta të nëndheshme, shpiku artin. Përse? “Këtu hyjnë në skenë personazhe jashtë të zakonshmes, trashëgimia e të cilëve është akoma e gjallë, e që mendohet që kanë qënë në origjinën e besimit fetar: shamanët”, shpjegon paleoantropologu Alberto Salza. “Studimet e fundit mbi pikturat e mureve sugjerojnë në fakt që kanë qënë realizuar nga shamanët për të kujtuar udhëtimet e tyre në gjëndje ekstaze”. Sipas kësaj teorie, e mbështetur nga afrikanojugori David Leuis Uilliam, një autoritet botëror në studimin e pikturave shkëmbore, dhe nga francezi Jean Clottes, ish president i Komitetit ndërkombëtar të artit mural, shamanët më të mirë kujtoheshin pas vdekjes së tyre, deri sa bëheshin vetë ata shpirtra për kolektivin, kaq të rëndësishëm sa të transformoheshin më pas në hyjnitë e para.

FUQIA DHE MËKATI
Rreth 10 mijë vite të shkuara, njeriu u bë bujk sedentar, raportet sociale dhe ndarja e punës midis anëtarëve të komuniteteve të hapura bujqësore, që vareshin nga të njëjtat mbarështime farërash e nga të njëjtat vaditje, kërkuan një udhëheqje të re shpirtërore. Që nuk do të ndërhynte vetëm në rast sëmundjeje e fatkeqësie, por që diktonte përditë rregullat e rendit social. Shamani u transformua kështu në prift. Në emër të hyjnive pothuaj gjithmonë femërore, që evokonin mitin e një Nëne të Madhe të pjellorisë. Ajo mbikqyrte në vazhdimësi: lindje, vdekje, e rigjenerimin e bimëve bujqësore e për më shumë, edhe të njeriut.

Figura femërore të shëndosha përfaqësonin bollëkun dhe pjellorinë. Ishin vendosur në tempuj megalitikë, por edhe nën tokë (që janë dhoma të nëndheshme), ku të vdekurit ishin vendosur në pozicion fetusi. Për antropologen lituane Marije Gimbutas, besimi i Deas së Madhe dominoi skenën për mijëra vite, nga Malta në Sardenjë, nga vendet megalitike të Spanjës, Francës e Mbretërisë së Bashkuar tek tempujt e Mesopotamisë. Duke iu nënshtruar më pas, rreth 5 mijë vite të shkuara, hyjnisë mashkullore. Kohët në fakt ndryshuan: bujqësia intensive, përdorimi i plugut që kërkonte më shumë forcë fizike, dhe zhvillimi i luftës e zvogëluan rolin e grave në shoqërinë bujqësore.
Kur erdhën e u themeluan dinasti të vërteta sundimtarësh, në gjykatat sumere (civilizimi që shpiku shkrimin) lexohej poema e Gilgameshit, heroit që duhej të dorëzohej përballë pashmangshmërisë të vdekjes e që, me një entuziasëm krenar, refuzoi të bashkohej me Inanna-n, hyjninë femërore, duke krijuar një pararendës të rëndësishëm. Filloi kështu dominimi mashkullor, edhe midis zotave. Për shembull, i fuqishmi Enlil, Zoti i erës që ndëshkoi njerëzit me një përmbytje universale, ose Enki, Zoti i Tokës dhe i dijes që donte përkundrazi t’i shpëtonte.

NJË ZOT PËR GJITHËSECILIN
Një shoqëri më komplekse e bënte kështu të nevojshme edhe një botë të përtejme më pluraliste. Sipas rindërtimit të historisë së Besimeve Fetare , ngaAngelo Brelich, burra që kanë zanatet e rolet shoqërore të ndryshme përfundojnë duke patur edhe nevoja fetare të ndryshme. Politeizmi u bë i paevitueshëm: zotat e ndryshëm, në fakt, nuk ishin veçse “specialistë”, të thirrur të kryesojnë sferat e ndryshme të realitetit. Vlen mbi të gjitha për ata grekë: secili mbretëronte në një sektor. Poseidoni, për shembull, qeveriste forcat elementare të natyrës, detin, tërmetet. Athinaja ishte hyjnesha e zgjuarsisë së civilizuar, që prodhonte teknikat, dhe dijet e aplikuara, nga endja tek zdrukthtaria. E nëse shpesh shfaqej e armatosur është për arsye të MONOTEIZMIT. Cili është atëherë raporti midis politeizmit dhe monoteizmit? Për shekuj është pranuar, duke ndjekur doktrinën kristiane, që në origjinë njeriu adhuronte një zot të vetëm e si pasojë, prej “degjenerimit diabolik”, ka zhvilluar besimin e rremë politeist.

Midis viteve Shtatëqind dhe Tetëqind u pohua në vend të kësaj teza e kundërt. Forma origjinale e besimit ishte politeiste; monoteizmi ndodhi më vonë, për “evolucion”. Në të dyja rastet, megjithatë, nuk u llogaritën të dhënat historike. E këto të dhëna thonë se, kronologjikisht, monoteizmi është paraprirë nga politeizmi, por edhe nga ky nuk e ka prejardhjen. Në pjesën më të madhe të rasteve, në fakt, kultet politeiste nuk janë bërë, me kohën, monoteiste: kështu për shembull, grekët antikë kanë mbetur gjithmonë politeistë. E megjithë 2600 vite histori, budizmi nuk është “evoluar” kurrrë në monoteizëm. Katër besimet monoteiste lindën të gjitha nga një krizë fetare, jo nga evolucioni i politeizmit, por përmes një kritike të ashpër kundër tij (për “revolucion”, mund të thuhet) e lidhen me veprën e një personaliteti të madh, të një themeluesi. Hebraizmi është monoteizmi më i hershëm: prej tij rrjedhin kristianizmi, me lidhje të drejtëpërdrejtë, e po kështu Islami, themeluesi i të cilit ishte thellësisht i frymëzuar nga besimi i hebrejve. Të përbashkët kanë idenë e besimit, që është ajo e manifestimit të Zotit përmes komunikimit të fjalës së tij, e që kristalizohet në tekstin e shenjtë (Torah, Bibla, Kurani). Focus / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button