Horizonti.al

Fëmijët, janë fëmijët e të sotmes, dhe jo të rriturit e së nesërmes

Nëse përqendrohemi tek mënyra, se si dëshirojmë të rriten fëmijët tanë, rrezikojmë të mos marrim parasysh cilësinë e përvojave që ata kanë tani si fëmijë

Nga Oliver Burkeman

Sot, gati çdo temë debati shkakton format më të këqija të tribalizmit miop, dhe zemërimit social, por e njëjta gjë ka ndodhur gjithmonë, ndaj një dileme të njohur psikologjike:a i bëjnë njerëzit më të dhunshëm videot e dhunshme?

Për konservatorët kulturorë, nuk mund të jetë ndryshe. Është e qartë që po. Për lojëtarët e tyre, kjo është një akuzë e pabazuar në fakte. Studimet mbi këtë temë, janë jashtëzakonisht kontradiktore. Sipas mendimit tim, përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është: “Ndoshta pak po”, edhe pse një studim i kohëve të fundit nuk zbuloi asnjë lidhje midis agresionit, dhe kohës së kaluar me videolojëra. Siç shkroi Metju Uoren në faqen e internetit “Research Digest”, shumë studime janë ndikuar nga ajo që ai e quan “informacioni qëllim-keq”. Në rast se përpiqesh të pyesësh një adoleshent nëse ka impulse të dhunshme, në shumicën e rasteve ai i ekzagjeron gjërat, sepse i pëlqen të bëjë shaka.

Dhe ky është një problem serioz, kur kryen hulumtime mbi të rinjtë: shumë prej tyre thonë se janë të adoptuar, se janë transseksualë, se janë shumë të shkurtër apo të gjatë, dhe pse janë vërtet, por sepse janë adoleshentë dhe mbushja e disa pyetesorëve është diçka e mërzitshme, nëse nuk e bën interesante me ndonjë trillim.

Në një sondazh të botuar nga Radio Publike Kombëtare Amerikane, 253 studentë pohonin se kishin një gjymtyrë artificiale, edhe pse në 99 % të rasteve nuk ishte e vërtetë.

Ky debat nxjerr në pah një tjetër fakt të çuditshëm: besimin e pashprehur, se arsyeja e vetme e mundshme për të kundërshtuar dike, që shpenzon disa orë në ditë i angazhuar në një lojë që stimulon dhunën, është se efektet e saj janë shkatërruese.

Literatura mbi mënyrën e edukimit të fëmijëve, është përhapur nga kjo ide: masa e vetme për vlerësimin e sjelljes së prindërve, apo mënyra se si kalojnë kohën me fëmijët e tyre, është se sa ndikon kjo në personalitetin e tyre të ardhshëm. Të jesh “mbi-mbrojtës” është diçka e gabuar, sepse kur ata të rriten do të kenë frikë nga gjithçka. “Prindërimi helikopter” është i keq nëse shton rreziqet, praktika çdo ditë në piano që nga mosha 3-vjeçare është e drejtë, nëse fëmijet bëhen të virtytshëm kur të rriten.

Shkrimtari Adam Gopnik, e quan atë “katastrofa shkakësore”, besimi se prova e drejtësisë apo gabimit, të një mënyre të rritjes së fëmijës,është lloji i të rriturve që prodhon. Kjo duket një logjikë e shëndoshë, por siç e thekson Gopnik, është një mënyrë shumë e paplotë për ta parë jetën.

Po cilësia e jetës sot? “Arsyeja pse nuk duam që fëmijët tanë të shohin filma të dhunshëm, nuk është frika se ata do të bëhen psikopatë kur rriten”- shkruan ai. “Është fakti që ne nuk duam, që ata t’i shohin këto filma tani”. Ndoshta shpenzimi i një faze të jetës sonë të shkurtër, i mbërthyer pas fantazive të dhunshme, nuk është gjëja më e mirë për të bërë, edhe nëse nuk na bën agresivë (Edhe pse, nëse është strategjikisht diçka e zgjuar, të përpiqemi që fëmijët të mos veprojnë kështu, kjo është një çështje tjetër).

Nëse mësimet e pianos e bëjnë fëmijërinë e tyre të palumtur, ndoshta nuk ia vlen t’ja imponojmë atyre. Djali im është ende shumë i vogël, për t’u shqetësuar për video lojërat, por u trondita kur pashë, se sa e lehtë është të biesh pre e kësaj mendësie me një fëmije: që zgjedhja e shokëve të lojës, ose koha që ne e lejojmë të kalojë përpara një ekrani, ka të bëjë me të ardhmen e një fëmije, dhe jo me të tashmen e tij. Gopnik citon Tom Stoppard në librin “Bregu i Utopisë” që thotë:”Për shkak se fëmijët rriten, ne mendojmë se qëllimi i një fëmije është të rritet, ndërsa qëllimi i një fëmije, është në fakt jetë një fëmijë”.

Ne tentojmë të mbivlerësojmë të ardhmen e fëmijëve, sepse ata kanë shumë jetë para tyre. Por, diskutimi është i vlefshëm për të gjithë. Të gjykosh një përvojë vetëm në bazë të efekteve të saj të ardhshme, do të thotë të shpërfillësh të tashmen, edhe nëse është e vetmja kohë reale që ekziston. / “The Guardian” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button