Magazine

Feministja që iu kundërvu votës femërore

Sufragjizmi ishte një lëvizje femërore e shek XX në shumë vende europiane dhe që i parapriu festimeve të Ditës Ndërkombëtare të Grave, në 8 Mars

Shtypi përfitoi për të hedhur ironi therëse. Në Kongresin e Deputetëve vetëm dy gra kishin një vend në parlament në tetor të 1931, por nuk ishin dakord për debatin mbi futjen e votës femërore. Njëra,Victoria Kent (1898-1987) nga Partia Radikale Socialiste mbështeste idenë e shtyrjes së këtij ndryshimi, besonte se nuk ishte momenti i përshtatshëm dhe deklaroi se hiqte dorë, për momentin, nga ideali i saj. Kujt i detyrohej ky paradoks nga ana e një aktivisteje për të drejtat e grave? I njëjti person që ankohej për mungesë të protagonizmit të grave në jetën publike, politikania që ankohej për kulturën maskiliste dominuese mohonte dhënien e një të drejte themelore për femrat.

Në ato momente, Dhoma diskutonte atë që do të ishte artikulli 36 i Kushtetutës. Për Kentin kjo masë do të provokonte një katastrofë sepse sipas mendimit të saj, gratë ishin nën dominimin e klerit, kështu që do të votonin masa të forcave konservatore në një mënyrë që do të ishte e pamundur zhvillimi i reformave progresiste për të cilat kishte nevojë vendi. Duhej pritur që republika të ishte e konsoliduar  që të vlerësonin dhe të përqafonin përfitimet e këtij ligji. Në ato momente lehtësimi i aksesit për tek kutitë e votimit ishte prematur sepse ndërgjegjja nuk ishte e lirë, ishte e sekuestruar nga etërit, burrat dhe nga priftërinjtë. Pozicionimi për një “jo” i Kentit nuk ishte i vetëm. Gra të rëndësishme të së majtës si Margarita Nelken ose Hildegart Rodríguez ndanin të njëjtin mendim. Megjithatë Clara Campoamor, deputete e partisë Republikane Radikale kishte një qëndrim të kundërt. Nuk mund t’u thuhej grave që do të votonin kur të ishin republikane sepse ato kishin luftuar njëlloj si meshkujt për ta bërë realitet Republikën.

Përderisa vuanin pasojat e ligjeve dhe paguanin taksa nuk ishte e drejtë që të mbeteshin nën një status nënshtrimi. Campoamor ishte udhëheqësja më përfaqësuese e një lëvizjeje të re të sufragjizmit (lëvizja e grave për të drejtën e votës) me dy dekada histori, pa ndikim, që kishte mbërritur në vendet anglosankione. Kongresi i ktheu gratë më në fund të votuese me 161 vota pro dhe 121 kundër. Victoria Kent, e mundur, u përpoq të bënte një manovër për të çaktivizuar pjesërisht reformën. Sugjeroi që gratë të mund të votonin në zgjedhje të përgjithshme pasi të kishin votuar në dy zgjedhje bashkiake të njëpasnjëshme. Miguel Ángel Villena, biografi i saj, thotë se ky amendament i saj po të ishte miratuar gratë do të kishin pritur edhe një dekadë për të zgjedhur presidentin. Fitorja elektorale e konservatores CEDA në 1933 duket se i dha të drejtë parashikimeve më të këqija. Gratë ishin promotoret e triunfit të së djathtës. Kjo është një temë që ka mbërritur deri në ditët tona. Në fakt nuk pati asnjë paragjykim për gjininë në zgjedhje.

Pas tre vjetësh vota femërore i shkoi Frontit Popullor, atij që fitoi. Sipas historianes Mercedes Vilanova orientimi i sufragjizmit varej nga klasa sociale, pa dallime mes grave dhe burrave. Pas gjysëm shekulli, gjatë demokracisë, Victoria Kent u përpoq të justifikonte pozicionin e saj. Në një intervistë pohoi që idetë e saj në vitet 30, mbi këtë temë, nuk ishin kaq të mbyllura ashtu si dukeshin në të tashmen.  Tha gjithashtu se në atë moment të deklaratave të saj, rrethanat ishin plotësisht të ndryshme: “Sot situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe gratë e meritojnë votën sepse kanë luftuar dhe janë të kualifikuara për atë.” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button