“Nëse femrat nuk bënin dot fëmijë, ishte vetëm faji i tyre dhe konsideroheshin femra të mangëta. Nëse femrat bëheshin nëna pa qenë të martuara, konsideroheshin jo të ndershme dhe prindërit i dëbonin nga shtëpia. Nëse femrat nuk e donin fëmijën dhe në mënyrë të fshehtë mundoheshin ta abortonin atë, mundet të vdisnin. Femrat i rrisnin të vetme fëmijët, ama rolin kryesor në familje e kishin meshkujt. Qëllimi i vetëm i femrave ishte të bëheshin nëna, duke hequr dorë nga roli si femra.
Raporti i femrave me mëmësinë ka qenë përherë i udhëhequr nga ligje, ide dhe mendime mashkullore. Edhe pse kanë arritur shumë, ato sërish vazhdojnë të ëndërrojnë. Ato duan të jenë njerëz, përpara se tëjenë nëna; duan të zgjedhin nëse dëshirojnë apo jo të bëhen nëna; duan të ndihmohen që në adoleshencëme këshillimin e duhur për të mos u përballur me shtatzëni të padëshiruara; duan të jenë nënat e aq fëmijëve sa duan, pa hequr dorë nga karriera e tyre; duan të kenë pranë një mashkull që di të jetë edhe baba, njësoj siç ato janë femra dhe nëna, duke i ndihmuar edhe me punët e shtëpisë.
Femrat duan të jenë edhe nënat e meshkujve, të cilët duan t’i mësojnë mbi dashurinë, respektin, si dhe ndihmën ndaj femrave në jetën e tyre. Ato duan të jenë edhe nënat e femrave për t’i mësuar mbi respektin për trupin dhe inteligjencën e tyre, për vlerat që kanë, si dhe për mënyrën se si t’i ndalin të gjithë ata që i tallin, pasi ato janë të afta të përballen më së miri me fatin e tyre”. – Natalia Aspesi