Histori

FENOMENALE? Zbulohet kush ishte Jack the Ripper?

jackPas njeqind e njezet e gjshte vjetesh, serial killer- i pare i bere i famshem globalisht, XHEK RRJEPESI, apo therësi nqs disave u pelqen me teper keshtu, (Jack the Ripper) ka më në fund, një emër dhe një fytyrë.
Cituar pafundesisht ne romane dhe trillime, studiuar si rast studimor nga shume kriminologe, funsionare policie a kerkues private, rasti kriminal ishte kthyer ne nje legjende te vertete qe frymezonte trillime letrare e kinematografike e qe ofronte lloj-lloj spekulimesh lidhur me gjithfare natyre komplotesh apo hipotezash mbi identitetin e autorit te krimeve.
Dhe duket se merita e kesaj sipermarrjeje qe e pa te impenjuar per rreth 14 vjet i duhet njohur nje ”thjesht te apasionuari” te kesaj ngjarjeje.
Aaron Kosminski, një hebre polak familja e të cilit kishte emigruar në Londër për t’u shpëtuar masakrave, është “definitivisht, kategorikisht dhe absolutisht” njeriu prapa serisë së frikshme të vrasjeve në vitin 1888 që lanë të paktën pesë gra të vdekura dhe të sakatuara në rrugët e London East End, thotë Rasëll Eduards, autori i më të fundit në një seri të gjatë librash për këtë cështje.
“Kam të vetmen copë prove ligjore në të gjithë historinë. Kam kaluar 14 vite duke punuar, dhe ne e kemi zgjidhur definitivisht misterin se kush është Jack the Ripper. Vetëm ata që nuk besojnë e që duan që legjenda të vazhdojë në përjetësi, do të kenë dyshime. Kjo është – ne ia kemi hequr maskën”, thotë Eduards.

Leave a Reply

Back to top button