Magazine

Festivalet e mrekullueshmë të mikpritjes së pranverës, në të gjithë botën

Edhe pse ju e pëlqeni dëborën, motin e ftohtë dhe të gjitha gjërat e dimrit, s’mund të mohoni ndjesinë euforike kur lulet fillojnë e çelin dhe moti ngrohet. Kulturat e kanë festuar kalimin nga dimri në pranverë qysh në krye të herës.

Canadian Tulip Festival

Origjina e këtij festivali daton që në 1945 kur princesha Juliana e Hollandës dhuroi 100 000 tulipanë në Kanada për të treguar mirënjohjen për strehimin e anëtarëve të familjes mbretërore në ekzil gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tradida e Hollandës për t’i dhuruar Kanadasë tulipanë vazhdoi çdo vit dhe festivali i tulipanëve nisi në 1953. Çdo maj mbi një milionë tulipanë çelin në “National Capital Region” duke tërhequr më shumë se 500 000 vizitorë për festivalin më të madh në botë të tulipanëve.

Las Fallas

Las Fallas është një traditë për të nderuar Saint Joseph-in në rajonin e Valencias. Kjo festë fillon në 1 mars me “mascleta”, një spektakël fishekzjarresh që ndodh çdo mbasdite deri në 19 mars. Gjatë javës së fundit të festivalit muzika mbush rrugët dhe pjesëmarrësit veshin veshje tradicionale. Festimet vazhdojnë deri me lindjen e diellit. Çdo lagje krijon gjigandë, statuja prej letre, (fallas) për t’i shpërndarë në të gjithë qytetin. Këto fallas zakonisht satirizojnë politikën dhe zakonet sociale. Natën e fundit fallas digjen mes fishekzjarresh.

Hanami

I njohur si festivali i çeljes së qershive, Hanami është një traditë japoneze për të mirëpritur pranverën dhe për të vlerësuar bukurinë e sakurës (fjalë japoneze për çeljen e qershive). Sakurat konsiderohen lulet e pranverës dhe simbolizojnë ripërtëritjen. Në varësi të rajonit të Japonisë, ku ndodheni, këto dukuri fillojnë në prill ose mes maji (në zona si Hakaido sakurat çelin shumë më vonë). Për ta festuar njerëzit mblidhen poshtë qershive me ushqime, pije dhe muzikë dhe takohen me miq. Natën pemët ndriçohen për të vazhduar me festimet nën një traditë të quajtur Yozakura.

Songkran Festival

Songkran festival që lidhet me Vitin e Ri tajlandez ndodh çdo vit në mes të prillit për tri ditë. Është kohë për të pastruar, reflektuar dhe për të treguar respekt për fqinjët, familjen dhe të moshuarit. Gjatë festivalit njerëzit i sjellin ushqime murgjve dhe lajnë statujat e Budës në ujë, ndërsa fëmijët e vegjël tajlandezë hedhin ujë të parfumuar mbi duart e të moshuarve për fat dhe prosperitet. Me kalimin e viteve kjo traditë ka përfshirë një luftë masive me ujë.

Holi Festival

I njohur ndryshe si festivali i ngjyrave, Holi është një traditë hindu në Indi dhe në Nepal që feston fundin e ditëve të zymta të dimrit. Kjo festë është kaq e shenjtë sa edhe dyqanet lokale dhe bizneset mbyllen. Gjatë hënës së parë të plotë të marsit njerëzit ndezin zjarre për të festuar triunfin e së mirës mbi të keqen dhe e shpërhapin hirin mbi kokë për t’u mbrojtur kundër së keqes. Mengjesi, Holi fillon. E gjithë lagjia mblidhet së bashku dhe hedhin bojëra uji dhe pudër kundrejt gjithsecilit për ta festuar.

Nowruz

Në Iran njerëzit festojnë Novruzin që do të thotë “ditë e re” në gjuhën farsi përgjatë 13 ditëve në mars afër ekuinoksit pranveror. Zakonet përfshijnë pastrim, blerje rrobash të reja, vizita tek familjet dhe miqtë dhe festime të simbolit pranveror, një ushqim i quajtur “haft seen”. Në ditën e 13 familjet festojnë me një piknik  për të hequr simbolikisht fatin e keq të numrit 13.

Baba Marta Day

Në Bullgari Baba Marta Day që do të thotë “gjyshja e marsit” feston kthimin e pranverës në 1 mars. Sipas folklorit gjyshja e marsit ishte një plakë me një nënqeshje kundrejt dy vëllezërve të saj, por kur qeshte lindte dielli. Ka versione të ndryshme të kësaj përralle, por sot bullgarët veshin një “martenitsa”, një ornament bërë nga fije të bardha dhe të kuqe që simbolizon dëshirën për shëndet të mirë dhe për ardhjen e pranverës. Bullgarët i veshin martenitsa-t rreth fundit të muajit kur fillojnë shenjat e para të ardhjes së pranverës. Shumë njerëz i varin këto martenitsas në pemë frutore për fat. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button