Denis Judd
1857-1941
Baden-Powell u bë i famshëm për dy arsye: si komandant i përgjithshëm shumë karizmatik në sulmin ndaj Mafeking, në luftën e Boerëve, si dhe si themelues i lëvizjes së scout-ëve. Që në krye të herës, reputacioni i tij u sulmua dhe kritikua shpesh. Për një kohë të gjatë u akuzua si mendjemadh, një person irritues dhe me një vetëkënaqësi të tepruar. Ishte një promovues i palodhshëm i vetvetes, sic vërente në mënyrë lakonike korrespondenti i “Times” i cili po bënte kronikën e sulmit ndaj Mafeking. I hedh edhe më shumë benzinë zjarrit të kritikave fakti që u akuzua për vdekjen e shumë afrikanëve duke u mohuar atyre ushqimin e nevojshëm, duke i dëbuar nga qyteti dhe duke i lënë të mbijetonin të vetëm. Në vijim ai minimizoi kontributin e afrikanëve në mbrojtjen e Mafeking dhe madje deklaroi dicka të pavërtetë: “Që në goditjet tona të para ua mbathën këmbëve”. Si themelues i boy scout-ëve ai dukej pak si shumë i interesuar për “mëkatin” e masturbimit. Në fund ishte një admirues i fashizmit në fazën e tij fillestare dhe për “Mein kampf” deklaroi se ishte një “libër i mrekullueshëm”. Pra, një kurikulum me të vërtetë shumë i diskutueshëm.
Denis Judd ka shkruajtur “Empire: The British Imperial Experience from 1765 to the Present”
Bota.al