Enciklopedike

Figura historike që duhen riparë: Charles Darwin

Screen Shot 2015-06-19 at 22.38.01

1809-1882

Patricia Fara

Duke shfaqur një largpamësi të madhe për organizatorët e ardhshëm të përvjetorit, Charles Darwin shkruajti librin e tij më të famshëm kur ishte ekzaktësisht 50 vjec. “Origjina e specieve” (1859) është një traktat i argumentuar me zotësi, i shkruajtur mirë dhe i shoqëruar me prova bindëse dhe tepër të përpikta. Por Darwini nuk shpiku evolucionin dhe kundërshtarët e tij nuk ishin të gjithë fanatikë fetarë që këmbëngulnin në idenë që Toka ishte krijuar 6000 vjet më parë, ai shmangu shpjegimin se si ishte krijuar jeta dhe nuk përfshiu specien njerëzore në skemën e tij evolutive. Një koleksionist i crregullt, Darwini hodhi themelet e një ndërtese që do të duhej të ndërtohej nga dikush tjetër. Dhe ndërkohë që ai hezitonte mbi mundësitë e botimit të veprave të tij, një natyralist i ri në moshë që vepronte në Malajzi mbërriti tek teoria e përzgjedhjes natyrore në mënyrë krejt të pavarur. Bota, shkruante Darwin, i ngjan një “thertoreje të madhe, një skenë universale lakmie dhe padrejtësie”: por ky përjetim elokuent i konkurrencës së pamëshirshme për mbijetesën nuk u shkruajt nga Charles Darwin, por nga gjyshi i tij, Erazmi.

Patricia Fara është autore e “Science: A Four Thousand Year History”

Leave a Reply

Back to top button