Enciklopedike

Figura historike që duhen riparë: Henriku V

Screen Shot 2015-06-18 at 22.57.08

1387-1422

Tom Holland

Falë Uilliam Shekspirit, Henriku V ka gëzuar një aureolë heroizmi më të madhe se cdo mbret tjetër i Anglisë. Në të vërtetë ai ishte mbreti që shkaktoi më shumë dëme. Vendimi i tij për të riaktivizuar një konflikt – lufta 100-vjecare – që dukej se kishte përfunduar, ishte i pistë dhe oportunist. Vetë fitorja e Azincourt (1415) erdhi më shumë për shkak të gabimeve të francezëve. Për një shekull e gjysmë pas vdekjes së tij, mirazhi i një fitoreje të ngjashme vazhdoi të ngacmojë anglezët, me pasoja shkatërrimtare. Si Anglia, ashtu edhe Franca do të kishin bërë shumë më mirë pa Henrikun.

Tom Holland është autor i “The Shadow of the Sword: The Birth of Islam”

Leave a Reply

Back to top button