Histori

Figura historike që duhen riparë: Malcolm X

Screen Shot 2015-06-22 at 21.17.03

1925–1965

Nga Amanda Foreman

Malcolm X shpesh herë është konsideruar më “konkret” se sa homologu i tij pacifist, Martin Luther King, dhe sigurisht krahasuar me të tjerë në lëvizjen e tij për të drejtat civile. E vërteta është që Malcolm X ishte një orator i mirë në publik i cili e coi dëm influencën e tij duke mbrojtur Kombin e Islamit (N.O.I.), një lëvizje separatiste e njerëzve me ngjyrë e akuzuar për fanatizëm dhe dhunë. Kombi i Islamit ishte cuditërisht jo e pranishme gjatë marshimit të famshëm në Uashington organizuar nga King në vitin 1963. Një vit më vonë, Malcolm X, gjithnjë e më i zhgënjyer, braktisi Kombin e Islamit dhe filloi të predikojë nëj mesazh të ri shprese për ndryshim si dhe integrimin social. Kjo gjë zemëroi shokët e dikurshëm. U vra me një goditje pistolete ndërkohë që mbante një fjalim në Manhattan. Një figurë tërheqëse dhe tragjike, Malcolm X nuk mund t’i atribuohen arritjet e mëdha të Martin Luther King, Rosa Parks, Thurgood Marshall apo Medgar Evers, as edhe nuk mund të vendoset në nivelin e tyre për punën që ka bërë në mbrojtje të të drejtave të zezakëve.

Amanda Foreman është autore e “A World on Fire”

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button