1542-1587
Nga Tracy Borman
Mary Stuart, mbretëreshë e Skocisë konsiderohet heroina më tragjike e historisë. Mbretëreshë e shpronësuar, bashkëshorte e keqtrajtuar, për një kohë të gjatë e burgosur e Elisabetës I dhe në fund e dënuar me prerje koke, ajo është konsideruar një martire katolike. E shkreta Mary? Budallallëqe! Ajo ishte një princeshë e llastuar e plot vese, të cilës edukimi në oborrin francez nuk i dha asnjë ide se cfarë ishte e domosdoshme për të qeverisur. Përkundrazi, rivalja e saj e madhe, Elisabeta, besoi në shkollën e një jete plot vuajtje, me dënimin me vdekje të së ëmës si dhe shumë qëndrime në burgun e Kullës. Nuk është për t’u habitur që pastaj qeverisi me kokë dhe jo me zemër. Cështjet shtetërore nuk ishin për Maryn. E paaftë të gjykonte të tjerët, ajo u martua me Lordin mendjemadh Darnley dhe pastaj nisi të ankohet. Kur ky u vra, ajo umartua me njeriun që ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e tij, Lordi Bothwell. Skocezëve u kish ardhur në majë të hundës dhe e dëbuan. Mary shkoi të gjejë strehim tek Elisabeta, e cila nuk humbi kohë dhe e arrestoi menjëherë. Mary qëndroi në burg deri kur e kapi marrëzia dhe vendosi të përfshihet në një komplot kundër mbretëreshës. Kështu, ishte ajo që firmosi dënimin e vet me vdekje.
Tracy Borman është autore e “Matilda: Queen of the conqueror”