Vdiq në vitin 71 para Krishtit
Nga Peter Jones
Nëse mendojmë skuadrat e shumta të futbollit që quhen Spartak, apo filmat që i janë dedikuar atij, deri tek baleti klasik Khachaturian “Spartacus”, skllavi që në vitin 73 para Krishtit orkestroi arratinë nga shkolla e gladiatorëve e Capua-s është konsideruar ngahera si një hero i të shtypurve. Ashtu si Hannibali, një gjeneral i madh dhe një udhëheqës i vërtetë për njerëzit e tij, i cili mposhti njërën ushtri romake pas tjetrës, Spartaku udhëhoqi grupin e tij të skllevërve deri në kufijtë e Galisë, për të rendur më pas drejt lirisë… Por jo! U rikthyen të gjithë në Itali. Një gabim fatal. Spartaku, i lindur në Thraki, kishte shërbyer në ushtrinë romake. Ai duhej ta dinte që romakët nuk dorëzoheshin asnjëherë. Sa më keq që mposhteshin, aq më me kokëfortësi riktheheshin në sulm, sic do ta konstatonte në fund të fundit edhe vetë Hannibali, por me shumë vonesë. Në vitin 71 para Krishtit ushtria e Spartakut u rrethua dhe u asgjësua, dhe të mbijetuarit u kryqëzuan përgjatë rrugës Appia. Shumë zhurmë për asgjë, do të kish thënë Shekspiri.
Peter Jones është autor i “Vote for Caesar”