Psikologji

Fija e fuqishme që lidh bashkë dy shpirtra binjakë

Në ditët e sotme po përdoret gjithmonë e më tepër koncepti i shpirtit binjak. Ky koncept është përdorur për herë të parë që nga koha e Platonit. Gjatë asaj periudhe, Aristofani thoshte se njerëzit ishin krijesa me dhjetë shqisa dhe dy kokë. Sipas tyre, hyjnitë i ndanin njerëzit në dy pjesë për t’i bërë më të dobët. Kjo do të thoshte se duke e njohur shpirtin e vet binjak, një person plotësohej dhe bëhej më i fortë.

Shpirtrat binjakë janë të lidhur me një fije të padukshme që mendohet se nuk mund të shkatërrohet. Legjendat e vjetra thonë se kjo lidhje bëhej me një fije në këmbët e dy njerëzve dhe mbante ngjyrën e kuqe, njësoj si ngjyra e dashurisë dhe pasionit. Ajo përfaqëson dëshirën dhe tërheqjen. Pra, ky simbol i shpirtrave binjakë bëhet më i dukshëm, kur dy shpirtra binjakë takohen dhe plotësojnë njëri-tjetrin duke u bërë të pandashëm.

Studimet e lidhin konceptin e shpirtit binjak me dashurinë duke thënë se secili nga ne e ka një shpirt binjak që nuk është gjë tjetër, veçse një reflektim i asaj që ne jemi. Sipas tyre, asgjë nuk i ndalon dot dy shpirtra binjakë të qëndrojnë bashkë, as koha, as rrethanat dhe as distanca. Ata përfaqësojnë dashurinë dhe për ta është e shkruar ta kalojnë jetën bashkë.

Shumë veta mendojnë se e kanë gjetur shpirtin binjak, por thjesht e ngatërrojnë një koncept të tillë me atë të të ndjerit mirë me dikë pas një kohe të gjatë. Të ndihesh mirë nuk do të thotë se ke gjetur personin e duhur. Me një shpirt binjak nuk është e nevojshme të kalojë shumë kohë. Me të fillon të ndihesh mirë dhe i plotësuar që në momentin e parë që e takon. Një shpirt binjak mund ta dallojmë pikërisht nga mënyra si ndihem kur jemi pranë tij/saj. Mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë probleme mes dy personave të tillë. Do të ketë padyshim probleme, por shpirtrat binjakë janë të vetëdijshëm se mund të gjejnë zgjidhje pa e humbur respektin dhe dashurinë. Një shpirt binjak të vë në dukje anët negative për të të ndihmuar t’i përmirësosh dhe në të njëjtën kohë, të përmirësosh edhe jetën tënde. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button