Enciklopedike

Fiksimi i Leninit?

Screen Shot 2015-10-06 at 11.35.37

Fiksimi i sovjetikëve pas fshehtësisë dhe sekreteve mund ta ketë origjinën tek personaliteti i Vladimir Leninit, i cili besonte se fshehtësia kishte rëndësi jetike për suksesin e revolucionit. Në pamfletin e tij “Cfarë duhet bërë?”, ai argumentonte se fshehtësia do të krijonte lidhje mes partisë dhe punëtorëve. Megjithatë, demokracia “në organizimin e partisë, mes zymtësisë së autokracisë dhe dominimit të xhandarmërisë, nuk është asgjë më shumë se sa një lodër e padobishme dhe e dëmshme”.

Kjo ishte pikëpamja e tij konspiracioniste për botën, dhe shumë shpejt ajo përshkoi të gjithë aparatin sovjetik, në vitet 1920. Pjesa më e madhe e punëve të qeverisë bëheshin në fshehtësi, dhe ato bëheshin pastaj publike vetëm kur Lenini gjykonte se kishte ardhur koha, një praktikë kjo për të cilën ai këmbëngulte fort. Kjo praktikë i mundësoi elitës sovjetike që të zhvillonte publikisht “një luftë të pallateve”, ndërkohë që në fshehtësi ata zotëronin shtëpi luksoze në fshat, burime furnizimi, si dhe lehtësi mjekësore. Në një shënim për Stalinin në vitin 1918, Lenini shkruante se ata “duhej të ndërtonin një apo dy modele azilesh jo më pranë se 400 milje nga Moska. Do të shpenzojmë flori për këto.

… Azilet do të jenë vetëm modele, nëse mund të tregojmë se kanë doktorët dhe administratorët më të mirë, dhe jo dallkaukët dhe shëmtarakët e zakonshëm sovjetikë… Duhet të organizohemi dhe të riparojmë degën e hekurudhës deri në vjeshtë. Më pas do të kemi një lidhje të fshehtë gjatë gjithë vitit”.

Lenini ndihmoi për të krijuar justifikimin për ndërtimin e dacha-ve të izoluara si dhe rrugë të fshehta ndërlidhjeje për elitën e partisë, një zakon që do të ndihmonte për të hedhur themelet e aristokracisë së kuqe sovjetike./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button