Enciklopedike

Fiksimi i Muammar Gadhafit ishte… Condoleezza Rice

Screen Shot 2015-10-06 at 12.00.40

Me sa duket, ish diktatorit libian, i kishte rënë vërtetë në kokë për ish Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice. Në vitin 2007, ai i thurte asaj lavde në televizionin Al Jazeera: “Unë mbështes grun e dashur, me ngjyrë nga Afrika. Unë e admiroj dhe jam shumë krenar për mënyrën se si ajo mbështetet në karrike, dhe u jep urdhëra udhëheqësve arabë… Po, Leezza, Leezza, Leezza… Unë e dua shumë”.

Kur Rice vizitoi diktatorin në vitin 2008, ai e përshëndeti duke vendosur dorën e saj në zemrën e tij, një përshëndetje libiane që u rezervohet grave. Ai e mbuloi me dhurata, duke përfshirë një medalion, një lahutë, një unazë shumë të madhe, si dhe një kopje të librit të tij, shoqëruar me autograf. Rice i dha një vulë të SHBA me firmën e saj, që ai tha se ishte shumë e bukur.

Gjatë vizitës, ai u ul bashkë me Rice për të parë një kolazh filmik të fotografive të saj, shoqëruar me muzikë që diktatori e kishte porositur posaçërisht për të. Rice shkruan: “në fund të darkës, Gadhafi më tha se kish bërë një kasetë filmike për mua. Oh, mendova. ç’të jetë kjo? Ishte një koleksion i pafajshëm fotografish të miat me udhëheqës botërorë – presidentin Bush, Vladimir Putinin, Hu Jintaon e kështu me radhë – shoqëruar me muzikën e një kënge me titull “Lulja e zezë në Shtëpinë e Bardhë”, që ishte shkruajtur për mua nga një komozitor libian. Ishte e çuditshme, por të paktën nuk ishte bajate”.

Departamenti i Shtetit do ta quante këtë fiksim të Gadhafit si “shumë të çuditshëm”. Katër vjet më vonë, kur rebelët libianë sulmuan ndërtesën e Ghadafit në Tripoli, ata zbuluan një relike të pasionit. Ishte një album fotografik, i mbushur me fotografi të Condoleezza Rice, me veshje të ndryshme, në raste të ndryshme. Shumë e çuditshme, madje edhe për një burrë me kolltuk të florinjtë, me formën e një sirene dhe kokën e vajzës së tij./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button