Analiza

Fillim i vështirë për ekipin e Junckerit


Tensione politike dhe ekonomike ndërlikojnë hyrjen në funksione të Komisionit

Cécile Ducourti

CDU Holds Federal Party Congress...BERLIN, GERMANY - APRIL 05: The former Prime Minister of Luxembourg Jean-Claude Juncker speaks at the CDU federal congress on April 5, 2014 in Berlin, Germany. The CDU, which is the majority partner in a coalition government with the German Social Democrat, is meeting to agree on its policy course ahead of European Parliament elections scheduled for May. (Photo by Axel Schmidt/Getty Images)Parlamentit evropian u gjend përballë realiteteve të vështira: rreziku i krizës së hapur midis Jean-Claude Junckerit, presidenti i ardhshëm i Komisionit evropian, dhe eurodeputetëve. Pas dhjetë ditë seanca dëgjimore, Parlamenti  evropian të mërkurën më 8 tetor në Bruksel, më në fund miratoi kandidaturat e njëzet e shtatë anëtarëve të ekipit të ish-kryeministrit luksemburgas.
Por me një çmim intensiv bisedimesh me partitë e shumicës në Parlament, PPE (konservatorët), social liberalët  (SD) dhe liberalët  (ALDE), të cilët kanë arritur të mbajnë jo pa vështirësi koalicionin e tyre .
Në përfundim të bisedime të tendosura nuk janë hequr të gjitha dyshimet mbi funksionimin e kolegjit të ardhshëm. Kolegji i komisarëve duhet të vihet shumë shpejt në punë për të përballuar, qysh në fillim të marrjes së funksionit të tij, një situatë ekonomike të përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.
Madje Franca dhe Gjermania në krye, kanë mendime të ndryshme mbi mënyrën më të mirë për të evituar një recesion të ri në vëndet evropiane. Pas dy javësh debat, gjashtë komisarët e ardhshëm të vënë në vështirësi gjatë dëgjimit të tyre, të gjithë kaluan në votim.
Spanjolli Miguel Arias Canete, i emëruar në postin për energjinë, kandidati kryesor i konservatorëve, të cilin e majta e  qortonte për lidhjet e tij në biznesin e naftës, u konfirmua.
Kjo i hapi rrugën francezit Pierre Moscovici, i emruar në postin e komisarit të ekonomisë, dhe kandidat i social-demokratëve, megjithë debatin e deputetëve të PPE  u konfirmua më në fund me një shumicë të madhe: 44 pro, 12 kundra  dhe 3 abstenime.
Panairi i madh politik
Gjithashtu u miratuan kandidaturat e letonezit Valdys Dombrovskis, zëvendës president i ardhshëm i ngarkuar për euron  dhe e finlandezit Jyrki Katainen, gjithashtu zëvendës president i ngarkuar për rritjen ekonomike, të dy të akuzuar nga krahu i majtë i Parlamentit se janë mjaft të fiksuar për rreptësinë buxhetore. Edhe britaniku  Jonathan Hill, i ngarkuar për shërbimet financiare u miratua pas dy seancave dëgjimore, megjithëse shumë deputetë nuk ishin plotësisht të kënaqur për çështjet që ato i gjykojnë thelbësore (Bashkimi bankar, rregullorja,  etj.).
Vetëm sllovenia Alenka Bratusek, e cila duhej të trashigonte zëvendës presidencën e bashkimit energjitik doli nga loja. Paraqitja e saj gjatë seancave dëgjimore nuk kishte bindur asnjeri, madje ajo nuk ishte mbështetur dhe nga deputetët e krahut të saj politik (liberalët), me 112 vota kundra, 13 vota për mbajtjen e saj dhe  2 abstenime. Këto dhjetë ditë seance dëgjimore në disa raste dhanë përshtypjen e një panairi të madh politik, disa komisarë u gjykuan më pak për portofolet e tyre, se sa shtetësinë apo familjen e tyre politike.
Madje nuk janë shmangur të gjitha dyshimet mbi legjitimitetin e “ministrave të ardhshëm evropianë”. Për spanjollin Canete pati një peticion për emërimin e tij duke u grumbulluar më shumë se 500 000 firma…
Lordi Hill, komisari për financat e hijeshoi auditorin e tij me humorin dhe mirësjelljen e tij, por ai duhet të përballet dhe të avancojë në zotërimin e çështjeve nevralgjike për Evropën dhe për Bashkimin bankar apo tregun unik të kapitaleve. Por shqetsimet nga deputetët u shprehën për portofolet e mëdha ekonomike. Moscovici do të duhet të bindë që ai do të jetë i ashpër, përfshirë dhe me Francën, në javët që vijnë gjatë shqyrtimit të buxhetit të parashikuar, për respektimin e paktit të stabilitetit dhe të rritjes ekonomike si dhe sidomos ai duhet të dijë të punojë me zëvendës presidentët Valdis Dombrovskis dhe Jyrki Katainen, për planin e madh të rilindjes ekonomike që premtoi Juncker këtë verë, për t’i bërë ballë rrezikut të rënies përsëri të ekonomisë evropiane.
Bëhet fjalë për të gjetur 300 miliard euro për tre vjet, kryesisht para nga privatët – nisur nga gjendja e financave publike në një numër vendesh evropiane – për të investuar në infrastrukturat, në IT, në luftën kundra ndryshimit klimatik, për të siguruar një rritje ekonomike me synimin për të krijuar punësim.
Një lloj plani “Marshall” i cili do të jetë testi i parë i madh politik i Junckerit. Ai ka premtuar të japë konturet e këtij plani sa më shpejt të jetë e mundur brenda fundit të vitit. Në qoftëse ky plan del nga shinat e tij, i gjithë legjitimiteti i komisionit gjatë pesë viteve të mandatit të tij do të njolloset. 
Në afat shkurtër, lufta midis Juncker dhe Parlamentit rrezikon të vonojë hyrjen në funksion të Komisionit të ardhshëm evropian, i parashikuar teorikisht për ditën e hënë më  3 nëntor.  Junckeri duhet të procedojë me disa rregullime: së pari me zëvendës presidentin holandez, social-demokratin Frans Timmermans, për të trajtuar çshtjen e  “zhvillimit të qëndrueshëm”, me qëllim që të ketë një vështrim mbi punën e konservatorit Canete, dhe për të qetësuar social-demokratët.
Kapitulli  “i qytetarisë” i komisarit shumë të kontestuar hungarez, i akuzuar për lirinë e mediave dhe të shoqatave në vendin e tij, mundet t’i kalojë ndofta greku Dimitris Avramopoulos, i ngarkuar tashmë me imigracionin.
Por sidomos do të duhet të gjindet një zëvendësuese për sllovenen Bratusek. Përmendet emri i ministres  Violetta Bulc, një sllovene tjetër, edhe ajo liberale. Ajo do të dëgjohet nga eurodeputetët.  “Në qoftëse mund të organizohet dëgjimi i saj më 20 tetor, gjatë seancës plenare të Parlamentit në Strasburg, para votimit të përgjithshëm të deputetëve për kolegjin e komisarëve më 22 tetor. Atëhere sipas një burimi në Parlament kalendari do të jetë “respektuar”. Javë të rëndësishme priten ndërkohë që Evropa kërcënohet nga dita në ditë për të rënë përsëri në reçesion.

Leave a Reply

Back to top button