Ekonomi

Financa na bën të pandershëm?

Screen Shot 2015-02-19 at 2.28.43 PMKultura e botës financiare mund të nxisë sjellje të pandershme? Ekonomistë të Universitetit të Zyrihut kanë kryer një test me 128 punonjës në banka dhe kanë vërejtur që, nëse mendonin për punën e tyre, ishin më të prirur që të gënjenin. U kërkuan që të luanin kokë apo pil me një monedhë dhe të thoshin më pas rezultatet; sa më shpesh të deklaronin se u kish rënë kokë, aq më shumë para fitonin. Në mesin e testit disave u ishte kërkuar të flisnin për punën e tyre, të tjerëve për hobet që kishin; të parët thanë se u kish rënë kokë në 58.2% të rasteve, të dytët në 51.6 %. Një mospërputhje që mungon tek grupet e tjerë, si për shembull studentë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button