Ekonomi

FINANCE / Bitcoin-i dhe tronditja e tregjeve

Screen Shot 2015-04-11 at 5.24.45 PM

Nga Mark Buchanan

Parashikimi i tronditjeve të mëdha të tregjeve, është një punë e vështirë, ndërsa shumë do të thoshin e pamundur. Nëse investitorët besojnë mjaftueshëm se po afron një kataklizëm, shitjet e tyre thjesht do t’i afronin në kohë – një dinamikë kjo, që shpejt e bën të duket e vjetër, çdo metodë bindëse mbi parashikimet.

Megjithatë, disa fizikantë duke u frymëzuar nga tregu i monedhës elektronike Bitcoin, pretentojnë se mund të nuhasin diçka. Xhonatan Donie dhe Zhan-Filip Busho, që të dy punonjës në një shoqëri financiare me qendër në Paris, “Capital fund Management “, nisen nga një ide e qartë: Do të ishte më e lehtë të parashikoheshin goditjet e mëdha, nëse mund të vëzhgohen mendimet aktuale dhe pritshmëritë e të gjithë investitorëve.

Me atë lloj dijeje mbinjerëzore, ju mund të merrni një paralajmërim të hershëm të ç’ekulibrit ndërmjet pesimistëve dhe optimistëve, ndërmjet shitësit të mundshëm dhe blerësit. Pabarazi të tilla krijojnë shtratin për tronditjen e tregjeve, në mënyrë specifike, kur numri i blerësve të mundshëm është shumë i vogël.

Sigurisht, askush nuk ka qasje në një informacion të tillë mendor. Megjithatë Donie dhe Busho, zbuluan një mënyrë të zgjuar për të vlerësuar atë, dhe për ta kryer përdorën vetëm të dhënat që janë publike. Ata u përqëndruar në tregu i Bitcoin-i, pasi ky ka një funksion të veçantë, ndoshta i lidhur me faktin se është ende mjaft i ri dhe ekzotik: Tregtarët blejnë dhe shesin herët sipas porosive të tyre, më pas të gjithë shohin se çfarë do të ndodhë.

Sigurisht, fotografia është vazhdimisht në ndryshim, sikurse lëvizjet e çmimit i nxisin shpejt tregtarët të marrin porosi të reja. Natyrisht, urdhrat e dukshëm në çdo moment e bëjnë të mundur të parashikohet një goditje financiare. Në një publikim të kohëve të fundit, Donie dhe Busho zbuluan se tregu është i prirur të rrënohet në mënyrë të veçantë, kur blerjet janë të pakta, dhe vlerësohet se një shitje tipike duhet të lëvizë çmimin kur krahasohet me porositë e blerjeve të të tilla.

Duke përdorur këtë metodë, ata qenë në gjendje të parashikonin madhësinë e dukshme të 14 ditëve të vetme të renies në vlerë të Bitcoin-it mes muajve janar dhe prill 2013, me një shkallë të lartë saktësie. Por shumica e tregjeve të tjera, nuk janë si Bitcoin. Zakonisht blerësit nuk bëjnë porositë e tyre shumë kohë më përpara. Përkundrazi, tregtarët postojnë ose anulojnë porositë shumë më shpesh, rëndom duke punuar përmes fshehjes së qëllimeve të tyre të vërteta, të cilat bëhen të dukshme vetëm kur çmimet fillojnë të lëvizin dhe ata reagojnë.

Për të zgjidhur problemin e mungesën së transparencës, Donie dhe Busho zbatuan një analizë shumë më të sofistikuar matematikore, për të vlerësuar madhësinë e mundshme të një lëvizje në rënie të çmimeve, sikurse sinjalizohet nga një mungesë e kërkesës në anën e blerësve. Rezultatet e sakta, janë shumë teknike. Por, sikurse e dëshmojnë, ato rezultojnë të jenë pothuajse identike me një formulë shumë më të thjeshtë – paqëndrueshmëria e tregut, e ndarë nga rrënja katrore e vëllimit të tregtimit – e cila mund të llogaritet thjesht nga të dhënat publike.

Nëse ata kanë të drejtë, kjo masë mundet e vetme të parashikojë lëvizjet e mëdha të tregut. Por a do të funksionojë? Këtë do ta shohim. Busho dhe disa fizikantë të tjerë, fillimisht e propozuan këtë formulë disa vite më parë, dhe disa teste paraprake nga ekonomistët, më të dhëna nga 5 vitet historike të tronditjes së tregjeve – duke përfshirë atë të vitit 1929, dhe rënien e beftë të bursave ndërkombëtare në 6 maj 2010 – sugjerojnë atë që patën premtuar.

Do të duhen shumë më shumë kërkime, për të qartësuar kushtet në të cilat ky tregues duhet apo nuk duhet të besuar. Ajo çfarë nuk të habit, është se aftësia parashikuese vjen nga një ngacmim i kujdesshëm nga jashtë me informacione mbi ç’ekuilibrat tregtarë në zhvillim, veçanërisht nga shterimi i porosive të blerjeve. Kjo qasje, nuk është truk i atyre që identifikojnë modele të pazakonta, në lëvizjet e çmimeve të fundit. Ajo gjithashtu nuk parashikon kohën e saktë të një rënie, çka përcaktohet pothuajse me siguri nga pak ose shumë faktorë rastësorë, si përshembull një shans i rastësisëshëm shitjesh – në kushtet e drejta – duke krijuar kësisoj një ortek të madh.

Tani, ju mund të supozoni se nëse formula do të kthehet të funksionojë, tregjet do të përshtaten dhe të bëjnë atë të duket e vjetëruar. Por Donie dhe Busho nuk mendojnë kështu. Ata besojnë, se kjo formulë e thjeshtë, pasqyron mekanizma të tillë themelore të sjelljes së tregut që e ruajnë vlerën parashikuese edhe nëse të gjithë do të arrinin ta kuptonin atë. Në këtë kuptim, lëvizjet e tregut, nuk mund të jenë aq të paparashikueshme, sa kemi qenë ne vetë kur mendonim mbi to. /“Bloomberg View”/

www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button