KultureMagazine

Familjet e pasura të shek XV në Firence, vazhdojnë të jenë edhe sot

Një studim i mëparshëm ka treguar se një familje në Angli ka mundur të ruajë statusin e saj për më shumë se 8 shekuj dhe saktësisht 28 breza. Kjo ka ndodhur edhe përtej Europës, në Kinë ku familjet e kanë ruajtur statusin që nga vitet e Mao Ce Dunit. Shumë gjëra kanë ndryshuar në Firence, regjistrat e digjitalizuar të pagesave datojnë që nga 1427 kur qyteti ishte kryeqëndër e një shteti-komb me disa qendra, që pa fushatat e Napoleonit , bashkimin e Italisë në 1861, diktaturën e Benito Musolinit dhe dy luftrat botërore.

E megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar për familjet e pasura, njerëzit mbetën po ata. Kur krahasuan të dhënat fiskale të pasurive të vitit 1427 me ato të 2011, u vu re se për dy mbiemra si Barone dhe Mocetti kishte një vazhdimësi. Këta ishin që kishin fituar më shumë dhe kishin një status socio-ekonomik më të lartë para 600 vitesh.

Në dallim nga vendet e tjera, në Itali mbiemrat janë kryesisht lokalë, pra janë një indikator i besueshëm. Studimi tregon se personat me të ardhura më të mëdha kishin edhe punë më të mira. “Kemi gjetur prova të dinastive në disa profesione elitë, – pohojnë kërkuesit, – dhe në të njëjta profesione si avokatë, bankierë, mjekë, farmacistë edhe pas 600 vitesh ashtu si paraardhësit e tyre.” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button