Kulture

Firma e Leonardo Da Vinçit e fshehur tek Xhokonda?

Seria: Kodet e fshehura në pikturat e famshme

La Gioconda (realizuar rreth vitit 1503) nga Leonardo është një nga pikturat më enigmatike në historinë e artit dhe mbart me dhjetëra mistere të cilat studiuesit nga e gjithë bota janë përpjekur që t’i shpjegojnë. Midis këtyre, disa pretendojnë një veçanti gjysmë të fshehur dhe të dukshme vetëm në një distancë shumë të afërt: sytë e Mona Lizës duket se fshehin shkronjat, një L në syrin e djathtë dhe një S në syrin e majtë. Në pamje të parë ata duket se janë reflektime të thjeshtë, por sipas disa historianëve autori ka dashur të fusë inicialet e tij, ndërsa S është një sugjerim për identitetin e gruas së përshkruar që mund t’i përkiste familjes fisnike Sforza të Milanos, mbase Bianca Giovanna, vajza e Ludovico il Moro, mbrojtës dhe mbështetës i Leonardos. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button