Uncategorized

Firmat e materialeve dezinfektuese paralajmërojnë pas komenteve të Trumpit

Një prodhues dezinfenktantësh ka lëshuar një paralajmërim të fortë që produktet e tij të mos përdoren në trupin e njeriut pasi Donald Trump sugjeroi që ato mund të përdoren potencialisht për të trajtuar koronavirusin.

Reckitt Benckiser, pronar i Lysol dhe Dettol, tha se “në asnjë rrethanë” nuk duhet që produktet e tij të injektohen ose të hahen.

Presidenti Trump po përballet me një reagim kundër komenteve të tij që i dha në një konferencë të enjten.

Dezinfektuesit janë substanca të rrezikshme dhe mund të jenë helmuese nëse gëlltiten.Edhe ekspozimi i jashtëm mund të jetë i rrezikshëm për lëkurën, sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

Komentet e Trump janë kritikuar shumë nga mjekët dhe kanë gjeneruar reagim të madh në internet. Ato kanë provokuar qindra mijëra komente dhe kanë bërë që markat e mirënjohura të pastrimit të kryesojnë në kërkime në mediat sociale. Reckitt Benckiser, i cili zotëron markat Vanish dhe Cillit Bang, tha që produktet e tij nuk duhet të përdoren “përmes injeksionit, gëlltitjes ose ndonjë rrugë tjetër”. “Produktet tona dezinfektuese dhe të higjenës duhet të përdoren vetëm ashtu siç sugjerohet dhe në përputhje me udhëzimet e përdorimit. Ju lutemi lexoni etiketën dhe informacionin e sigurisë”, tha kompania në një deklaratë.

Çfarë tha presidenti Trump?

Gjatë një konference së në Shtëpinë e Bardhë, një zyrtar prezantoi rezultatet e hulumtimit të qeverisë amerikane që treguan se koronavirusi duket se dobësohet më shpejt kur ekspozohet tek rrezet e diellit dhe nxehtësia.

Studimi gjithashtu tregoi se zbardhuesit mund të shkatërronin virusin në pështymë ose lëngje respiratore brenda pesë minutave, dhe alkooli izopropil mund ta vriste atë edhe më shpejt.

Trump atëherë prezantoi hipotezën në lidhje me mundësinë e përdorimit të një “ultravjollce të jashtëzakonshme” ose “dritë shumë të fuqishme” në trup ose edhe brenda trupit, si një trajtim i mundshëm.

“Dhe atëherë unë shoh dezinfektuesin ku ai e shkatërron atë brenda një minute. Një minutë,” tha ai. “Dhe a ka ndonjë mënyrë që ne mund të bëjmë diçka të tillë, me injeksion brenda në trup ose pothuajse një pastrim?

“Sepse ju e shihni që ai futet në mushkëri dhe bën një numër të jashtëzakonshëm në to, kështu që do të ishte interesante të kontrollohej,” tha ai.

Komentet e tij kanë dominuar në platformat e mediave sociale si Tëitter dhe Reddit. Shumë e krahasuan idenë e tij me një prirje të rrezikshme virale në vitin 2018 ku njerëzit hëngrën  pastrues lavanderie Tide. Lysol, e cila është një nga markat më të njohura të Amerikës për pastrim, është përmendur në tweete të paktën 125,000 herë që nga konferenca e lajmeve në Shtëpinë e Bardhë. Pronarët Reckitt Benckiser thanë që ata lëshuan deklaratën e tyre të premten “për shkak të spekulimeve të fundit dhe aktivitetit të mediave sociale”. / BBC-bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button