Enciklopedike

Fiset Maori, kanibalët e Zelandës së Re

Screen Shot 2015-06-04 at 22.22.26

Seria: Qytetërimet më të tmerrshëm në historinë e botës

Fiset Maori janë polinezianët e Zelandës së Re. Duke qënë banorët e parë të Zelandës së Re, ata fituan shumë famë (të keqe), duke konsumuar, në kuptimin e vërtetë të fjalës, të gjithë miqtë e paftuar deri në shekullin e 18-të. Ata besonin se duke shqyer mishin e armiqve, i bënte ata më të fuqishëm, teksa rrisnin fuqinë dhe shtonin aftësitë e luftës.

Ata kanë qënë të njohur si njerëz që praktikonin kanibalizmin gjatë Luftës. Në tetor të vitit 1809, një anije me të dënuar europianë u sulmua nga një grup i madh luftëtarësh Maori, si hakmarrje për keqtrajtimin e djalit të kryetarit. Maorit i vranë shumicën e 66 të pranishmëve në bord, dhe mbartën viktimat e gjallë dhe të vdekur, duke i sjellë në breg, për t’i ngrënë.

Ata pak të mbijetuar fatlumë, të cilët kishin mundësi të gjenin një vend të fshehtë brenda direkut të anijes, u tmerruan ndërsa i shikonin Maorit të shqyenin shokët e tyre të anijes gjatë gjithë natës dhe mëngjesin tjetër.

Leave a Reply

Back to top button