Kuriozitete

Fitimi i llotarisë ta “shteron” gjithë gëzimin e jetës

Screen Shot 2015-04-26 at 11.07.20

Ka kaq pak shanse për të fituar llotarinë, saqë ajo shpesh herë quhet një taksë mbi njerëzit budallenj, megjithatë miliona prej nesh paguajnë ende, me shpresë se do u bjerë bileta e artë. Por fitimi i kësaj bilete të artë mund të shkatërrojë aftësinë tuaj për të marrë kënaqësi nga jeta. Në një studim të famshëm ttashmë, psikologët intervistuan fituesit e lotarisë të shtetit të Illinoisit në SHBA, si dhe ata që nuk kishin fituar, dhe zbuluan se fituesit nuk ishin shumë më të lumtur se sa të zakonshmit e tjerë. Fituesit e kishin shumë të vështirë të merrnin gëzime nga gjërat e përditshme të jetës. Sipas studimit, fituesit “merrnin shumë më pak kënaqësi” nga gjëra të tilla si bisedat me miq, marrja e një komplimenti, apo leximi i një reviste. Sipas NBC, kjo mund të ndodhë sepse një fitore e madhe në llotari e rrit shumë lart nivelin bazë të lumturisë. Na nevojiten gjëra gjithnjë e më të mëdha për të na kënaqur. Në të njëjtën kohë, kur fitorja e lotarisë nuk na bën aq të lumtur sa ne presim, atëherë ndihemi të dëshpëruar. Por gjithësesi nuk është gjithcka kaq “zi”. Një studim tjetër i Harvardit zbuloi se ata që fitojnë një shpërblim të përvitshëm janë shumë më të lumtur se sa ata që fitojnë një herë të vetme, një shumë të madhe parash./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button