Enciklopedike

Fitohet më shumë duke përdorur mendjen apo instiktin

sport

Për të qenë të parët në sport duhet një përzierje e mirë racionaliteti dhe emotiviteti. Megjithatë, ndërkohë që instikti nuk është gjithmonë i pagabueshëm, një kryerje inteligjente e garës mund të cojë shpesh herë në gabime gjykimi. Duke thjeshtësuar, mund të themi se fitohet me instikt, por me kushtin që të ketë një mbështetje të mirë të mendjes.
Trainerë të mendjes
Në disiplina si tenisi dhe skermi, marrja e vendimit të duhur në një fraksion të sekondës mund të përcaktojë fitoren apo humbjen, por si në një ndeshje tenisi, ashtu edhe në një sulm me shpatë janë të shumta pikat për të realizuar një përplasje, dhe më të shumta ato që nevojiten për të fituar një turne. Nëse i vetëm instikti mund të na ndihmojë për të shenjuar dikë, për të marrë rezultatin nevojitet një përgatitje e duhur mendore. Për këtë arsye, prej kohësh është afirmuar figura e trainerit mendor, një profesionist që i bashkëngjitet trainerit tradicional duke u marrë me aspektin emotiv të atletit, me qëllim përmirësimin e përqëndrimit dhe motivimit.

Leave a Reply

Back to top button