Analiza

Fjala në pushtet

  • Tonet e moderuara të Macron, agresiviteti i Trump, pragmatizmi i Xi Jinping. Një politolog analizon udhëheqësit dhe retorikën e tyre. Mes lajmeve të rreme dhe populizmave të reja
  • Eshtë e qartë se situata retorikë ka ndryshuar ndjeshëm. Një marinar mund të kontrollojë varkën e tij, por jo detin ku lundron. Në dekadën e fundit kemi parë një ndryshim radikal, apo nëse duam të vazhdojmë me një metaforë detare, “batica ka ndryshuar tërësisht drejtimin”. Dhe gjithçka – nga e ardhmja e Bashkimit Evropian, tek marrëdhëniet mes Amerikës e Kinës, e deri tek ekuilibrat e përgjithshëm të planetit – varet nga ky ndryshim, dhe nga mënyra se si oratorët tanë do ta shfrytëzojnë në të ardhmen e afërt
  • Bindja përmes retorikës politike ka rënjë të forta, pikësëpari në atë që Aristoteli e quante etosi, dmth marrëdhënia mes folësit dhe audiencës së tij. Bëhet fjalë për formën që i jepet idesë së “Ne”, terreni i përbashkët i folësit dhe audiencës, politikanit dhe votuesve të tij potencialë. Në shqyrtimin e një stili retorike, duhet të përqëndrohemi pra, jo në mënyrën se si janë strukturuar frazat, por kontekstin komunikues në tërësi. Si paraqitet lideri që flet? Cilës audience i drejtohet? Si e identifikon atë audiencë në veçanti, dhe nga cilët dëgjues imagjinon që të “zbulohet”?

Sam Leith

Në fjalimin e tij të nesërmen e fitores, presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se do të “eliminoj frikën e njerëzve, rikthej besimin tek Franca dhe ribashkoj popullin, për të përballuar sfidat e pafundme që kemi përpara”. Zgjedhja e tij u prit me një psherëtimë lehtësimi nga të moderuarit, nga e majta në të djathtë. Dhe suksesi në zgjedhjet parlamentare e konfirmoi. Një kandidat demokratik konvencional, duke u shprehur në një mënyrë gjithashtu konvencionale, mundi një kundërshtare si ekstremistja Marine Le Pen. Nën sipërfaqe ka diçka të ndryshme. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ajo që ndryshoi ishte, në një kuptim, vetë gjuha e politikës. Dhe është një ndryshim që ne e shohim të pasqyruar në të gjithë botën, nga Uashingtoni në Moskë, nga Ankaraja në Pekin, duke kaluar në zemër të Evropës. Në një përshkallëzim të retorikës që shënon këtë epokë.

Një politike të detantës, kompromisit dhe negociatave – bazuar në idenë se dallimi …

[real3dflipbook id=”1467″]

Leave a Reply

Back to top button