Histori

Fjala Rusi mund të përdoret si shkurtim për Bashkimin Sovjetik

Nga Seria: Ide te gabuara per Luften e Dyte Boterore

Screen Shot 2015-06-13 at 18.41.17

Gabim, thotë Roger Moorhouse. Një prej keqkuptimeve më të mëdhenj që ndesh kur lexoj për Luftën e Dytë Botërore është përdorimi i vazhdueshëm i fjalës “Rusi” për të përshkruar Bashkimin Sovjetik. Të dyja këto nuk ishin kurrë e njëjta gjë. Bashkimi Sovjetik, që fillimisht përbëhej nga katër republika të ndara, u krijua në 1922, ku Rusia ishte pjesa përbërëse më e madhe, por që u shpërbë në 15 shtete sovjetikë në vitin 1991.

Keqkuptimi është më shumë se sa pedantizëm. Nëse e quajmë Bashkimin Sovjetik thjeshtë Rusi, shkaktojmë keqkuptim dhe fshijmë dy republika sovjetike që panë shumicën e luftimeve në frontin lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore: Ukraina dhe Bjellorusia. 25 përqind e popullsisë së Bjellorusisë vdiq gjatë Luftës së Dytë, e megjithatë shumë historianë vazhdojnë të flasin për Rusinë në atë konflikt, a thua Bjellorusia dhe Ukraina nuk kanë ekzistuar.

Po kështu, ky gabim nuk është modern. Edhe Churchilli e kish gabim. Në fjalimin e tij të famshëm të 1 tetorit 1939 ai deklaronte: “Unë nuk mund të parashikoj për ju veprimet e Rusisë. Eshtë një gjëegjëzë, e mbështjellë me mister, brenda një enigme”.

Megjithatë, Churchilli ishte rritur në epokën e Rusisë imperiale, kështu që ai kish qenë mësuar që ta quante Rusi të gjithë këtë entitet. Ndërsa historianët e sotëm nuk e kanë një justifikim të tillë.

Roger Moorhouse është historian britanik, autor i “Berlini në luftë”

Leave a Reply

Back to top button